KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dron nënujor për të studiuar brezin masiv koralor të Australisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > HI-Tech > Dron nënujor për të studiuar brezin masiv koralor të Australisë
HI-Tech

Dron nënujor për të studiuar brezin masiv koralor të Australisë

Përditësimi i fundit: 18 Korrik, 2024 8:16 am
232 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një dron nënujor po përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në vëzhgimin e brezit të madh koralor të Australisë që po zbardhet si rezultat i ngrohjes së oqeaneve.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, hulumtuesit po ndjekin nga afër procesin e zbardhjes së koraleve në ekosistemin më të gjerë të shkëmbinjve nënujorë në botë. Kur uji është shumë i ngrohtë, algat që jetojnë brenda koraleve, largohen duke bërë që koralet të zbardhen.

Një dron nënujor, i quajtur Hydrus, po përdor inteligjencën artificiale për të studiuar shkëmbinjtë koralor. Brezi i madh koralor i Australisë po përjeton një ndryshim të ekosistemit, që ka çuar në zbardhjen e tij si rezultat i ngrohjes së oqeanit.

Shkencëtarët po përdorin dronin nënujor për të kuptuar me përpikmëri më të lartë ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Melanie Olsen drejton programin “ReefWorks” në Institutin Australian të Shkencave Detare.

“Ekipet e zhytjes janë të kufizuara se sa thellë mund të shkojnë. Kështu që po përdorim mjetet robotike për të marrë mostra në thellësi të oqeanit, për të patur qasje atje ku jeta e njeriut rrezikohet nga krokodilët, peshkaqenët dhe gjallesa të tjera”.

Droni Hydrus funksionon në mënyrë autonome në një distancë prej më shumë se 8 kilometra në tre orë. Mund të zhytet deri në 3 mijë metra dhe ka një kamera me qartësi të lartë 4k.

I pajisur me sonar, navigimi i dronit bëhet përmes inteligjencës artificiale. Peter Baker, me firmën “Advanced Navigation”, thotë se droni po ndërton një hartë 3-D të shkëmbinjve koralorë.

“Në bashkëpunim me Institutin Australian të Shkencave Detare po krijojmë hartën koralore. Hartat koralore do të ndihmojnë për të zbuluar ndryshimet që do të shërbejnë për krijuar modelet e të gjithë brezit koralor. Droni shkon me përpikmëri disa herë në të njëjtin vend dhe merr foto nga i njëjti pozicion me saktësi të lartë, çka është shumë e vështirë të realizohet nga zhytësit”.

Që nga viti 1998, brezi koralor ka shënuar gjashtë raste të zbardhjes. Nëse ujërat freskohen, koralet e zbardhura mund ta marrin veten. Por nëse temperaturat e oqeanit mbeten të larta për një kohë të gjatë, koralet mund të zhduken. Shkencëtarët thonë se zbardhja e koraleve është e lidhur me ndryshimet klimatike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Dy vëllezër kanë pushtuar call center-at në Tiranë

Mesazhe mashtruese në emër të “Raiffeisen Bank”

Njoftohet krijimin e “simotrës” së AKSHI-t

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Atentatori i Trumpit shihej si kërcënim përpara sulmit
Artikulli tjetër Për faqezinjtë në Jug dhe qeverinë, që faqen e ka bërë shollë me kohë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Maj, 2026
Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark
Aktuale Analize Fokus Koment Sociale 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.