Një kontroll në burgun e Bradasheshit i urdhëruar nga SPAK, ka zbuluar alkool dhe pajisje përhapje të internetit në ambientet e kuzhinës ku frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit.
Sendet e paligjshme janë zbuluar të shtunën, e 12 shtatorit.
Kontrollet janë bërë me urdhër nga prokurorët që hetojnë dosjen e AKSHI-t.
Burime bëjnë me dije se objekt i dyshimeve ka qenë Ergys Agasi që mbahet në paraburgimin e Bradasheshit, por nuk ka të dhëna përfundimtare nëse sendet lidhen ose jo me këtë subjekt apo të burgosur të tjerë.
Marrë nga Syri TV