KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2026 3:13 pm
93 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 se në zonën e Astirit do të ndërtoheshin pesë shkolla.

“Ne do të bëjmë 5 shkolla në Astir që do t’i ketë zili e gjithë dynjaja”, deklaroi Veliaj gjatë fushatës elektorale.

Në fakt, premtimi për ndërtimin e shkollave në këtë zonë nuk ishte i ri, pasi është përsëritur në disa periudha elektorale.

Çfarë ndodh sot në terren?

Një verifikim në terren, tregon se në zonën kufitare mes Astirit dhe Yzberishtit, në rrugën “3 Dëshmorët”, kanë nisur punimet për ndërtimin e vetëm dy (nga pesë) e institucioneve arsimore, një shkolle 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme, brenda të njëjtit truall, që Faktoje po e ndjek nga viti në vit.

Punimet për këto dy objekte janë ende në proces.

Shkolla e mesme ka avancuar më shumë: struktura e godinës është ngritur, ka marrë formë dhe është lyer, por punimet nuk kanë përfunduar, pasi pirgjet me dhera nuk janë hequr dhe objekti ende nuk është funksional.

Ndërkohë, për shkollën 9-vjeçare punimet janë në një fazë më të hershme. Në terren është ngritur vetëm kati i parë i strukturës, me kolonat e betonit ende të ekspozuara, ndërsa puna vijon mes punëtorëve dhe makinerive të ndërtimit.

Autoritetet kanë deklaruar se kjo shkollë do të ketë kapacitet për rreth 900 nxënës.

Sipas të dhënave të projektit, investitori është Bashkia Tiranë, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e dy objekteve është 431.540.207 lekë pa TVSH.

Punimet po kryhen nga bashkimi i kompanive “NG Structures” SH.P.K. & “EPG Company” SH.P.K., ndërsa afati i zbatimit është parashikuar 24 muaj nga nisja e punimeve.

Në prill të vitit të kaluar, gjatë një inspektimi në zonë, kryeministri Edi Rama, ministrja e atëhershme e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dhe kryetarja atë kohë  e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, prezantuan projektin si një ndërhyrje për të adresuar nevojën për shkolla në këtë zonë.

“Ajo shkollë, që ne shohim sot është sipas moduleve që ne kemi për shkollat e reja, ku e maksimizojmë hapësirën për të pasur sa më shumë klasa dhe kapacitet, planifikohet për 900 nxënës për ciklin 9-vjeçar”, tha Ristani

Një vit më parë nga vëzhgimi në terren nga Faktoje rezultoi se shkolla ishte në fazën e ndërtimit të strukturës (karabina), ndonëse afati i përfundimit të të gjithë punimeve është parashikuar prilli i këtij viti.

Përfundimi

Punimet për përfundimin e të paktën njërës prej shkollave, ajo 9 vjecare, sipas afateve të parashikuara nga një tjetër drejtuese në detyrë (ish-kryetarja e komanduar Anuela Ristani) nuk janë mbyllur ende.

Verifikimi në terren konfirmon se punimet për dy shkollat kanë nisur dhe punimet kanë avancuar, duke kaluar nga fazat fillestare të kantierit në ngritjen e strukturave.

Megjithatë, asnjë prej objekteve të verifikuara nuk është përfunduar dhe vënë në funksion.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve
Artikulli tjetër Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.