KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria me 1.5 milionë përdorues të TikTok-ut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria me 1.5 milionë përdorues të TikTok-ut
AktualeHI-TechOpinion

Shqipëria me 1.5 milionë përdorues të TikTok-ut

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2024 10:13 am
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, TikTok është më shumë se një aplikacion social—është një mënyrë jetese. Çdo ditë, pas shkollës, ai kalon rreth katër orë të humbur në një rrjedhë të pafundme videosh. Është gjëja e parë që kontrollon në mëngjes dhe e fundit që bën para se të shtrihet për të fjetur. Raporti i tij i kohës së ekranit në iPhone tregon se ai kalon mesatarisht 5-6 orë në ditë duke “lundruar” në këtë platformë, duke u përhumbur në videot që janë trende.

Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.5 milion përdorues, dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25 vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës. Këto të dhëna përkojnë me interesin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë për TikTok-un, i cili shndërrohet në një formë argëtimi dhe një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe mendimet e tyre.

Ndërkohë që Arditi lundron TikTok-un, përmbajtja që ai sheh pasqyron atë që po tërheq vëmendjen e të rinjve shqiptarë. Videot më të njohura që shfaqen në feed-in e tij janë një reflektim i kulturës që dominon këtë aplikacion dhe, fatkeqësisht, shumë prej këtyre trendeve ngjallin shqetësime.

Makina të shtrenjta, jetët luksoze dhe sherrët në shkolla janë disa nga përmbajtjet që shpesh dalin më në pah. Këto video shpesh shoqërohen nga “influencera” që shfaqin famën e tyre pa pasur ndonjë arsim të lartë, përdorin gjuhë vulgare për të tërhequr vëmendjen dhe biznese që reklamojnë produktet e tyre në mënyrë të shpejtë dhe të paverifikuar.

Shqetësimi në rritje mbi ndikimin e TikTok-ut

Pas një incidenti tragjik në nëntor të vitit 2024, ku një adoleshent humbi jetën pas një përleshjeje që supozohet të ketë filluar në rrjetet sociale (por më vonë kjo gjë u hdh poshtë), qeveria shqiptare ka marrë masa. Kryeministri Edi Rama shpalli se do të mbyllet TikTok-u për një vit, duke e fajësuar atë për përhapjen e dhunës dhe ngacmimit, veçanërisht mes nxënësve të shkollave. Në përgjigje, kompania e TikTok-ut, deklaroi se nuk kishte asnjë provë që lidhte platformën me incidentin, megjithatë shqetësimet e prindërve janë në rritje.

Politikat rregulluese të TikTok-ut ekzistojnë për të parandaluar përmbajtjet shqetësuese, por ato shpesh janë të pafuqishme për të parandaluar shpërndarjen e videove me përmbajtje të dëmshme. Megjithatë, shumë përdorues vazhdojnë të shpërndajnë dhe të shikojnë përmbajtje që shkelin këto rregulla, duke përfshirë sfida të rrezikshme, dhunë, dhe nënvlerësim të edukatës dhe vlerave.

TikTok është një platformë ku përdoruesit shqiptarë janë shumë aktivë dhe përdorin me shumicë hashtag-e që lidhen me kulturën dhe identitetin shqiptar. Sipas FastMoss, disa nga hashtag-et më të përdorur janë:

Gjithashtu, sipas një raporti nga Brand24, rreth 240 milion postime përmendin Shqipërinë në TikTok, duke pasqyruar një angazhim të madh të përdoruesve shqiptarë në këtë platformë. Ky nivel i lartë i postimeve dhe shikimeve tregon ndikimin e fuqishëm që TikTok ka mbi kulturën dhe shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në formimin e tendencave dhe diskutimeve që prekin brezin e ri.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Do të nisej nga Ankona drejt Durrësit, bllokohet kamioni me 16 ton mbetje në Itali
Artikulli tjetër Ankandi i fundit për 2024, Banka e Shqipërisë blen 15 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.