KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 5 vite pa Teatër Kombëtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 5 vite pa Teatër Kombëtar
AnalizeKryesoreKultureSociale

5 vite pa Teatër Kombëtar

Përditësimi i fundit: 17 Maj, 2025 10:48 am
394 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në orët e para të 17 majit 2020, teksa vendi ishte nën diktatin e kufizimeve nga pandemia e COVID-19, Tirana u trondit nga një ndërhyrje e dhunshme shtetërore, gjurmët e së cilës mbeten ende në kujtesën e protagonistëve të asaj nate, por jo vetëm.

Rreth 800 forca të policisë, të shoqëruar me një njësi të ndërhyrjeve speciale, rrethuan një nga godinat më popullore të asaj periudhe në qendër: Teatrin Kombëtar.

Të thirrur nga Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ndërhynë për të nxjerrë forcërisht dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe artistë, të cilët ishin ngujuar në ndërtesën e Teatrit në shenjë proteste kundër projektit që parashikonte shembjen e tij.

Dhuna policore pasoi ndërhyrjen e IKMT-së, e cila shembi teatrin, bashkë me rekuizitat dhe sendet që protestuesit kishin brenda. Pamjet e momentit ku fasada kryesore rrëzohej përdhe u shpërnda në mediat kryesore mëngjesin e saj dite.

Pas më shumë se dy vitesh protesta, teatri, kthyer në simbol të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, rezistencës kundër autoritarizmit dhe mungesës së transparencës, ishte shembur.

Protesta e mëngjesit thirrur nga një pjesë e aktivistëve dhe opozita nuk ndryshoi asgjë, veçse shfaqi të tjera skena dhune nga policia.

Teatri Kombëtar u përdor politikisht gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021, ku socialistët premtuan nisjen e ndërtimit të teatrit të ri me arkitekturë moderne brenda atij viti.

Në korrik, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetuese aktet që mundësuan kalimin e pronësisë nga qeveria te bashkia Tiranë. Ligji foli në vonesë – kryesisht për shkak se reforma në drejtësi kishte nxjerrë jashtë funksioni gjykatën – dhe godina ishte shembur tashmë.

Ajo që nisi si një projekt në partneritet publik-privat u shoqërua me mungesë transparence, shtyrje afatesh dhe dyshime mbi qëllimet e vërteta të ndërhyrjes: zhvillimi i një projekti kullash prapa teatrit.

Shoqëria civile nuk u tërhoq. Ajo dhe një pjesë e artistëve dhe opinionit publik kërkuan vazhdimisht llogari ndaj autoriteteve duke e konsideruar projektin e ri një formë “fshirjeje historike”.

“5 vite më vonë pa godinë, si u rikthye plani i kullave”

Sot bëhen pesë vite nga dita e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërtuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté në një stil të arkitekturës moderne italiane. Godina u rikonceptua pas Luftës së Dytë Botërore me ndërhyrje nga arkitektë si Anton Lufi, Semih Pashallari etj.

Por “urgjenca” për të shembur teatrin nuk u reflektua në urgjencë për të ndërtuar godinën e re, edhe pse kjo u premtua disa herë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili sot ndodhet në paraburgim nën hetime si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Më 21 dhjetor 2022 në një ceremoni të mbyllur për publikun dhe median, Veliaj së bashku me kryeministrin Rama, përfaqësues të qeverisë dhe artistë të pozicionuar “pro” tyre, përuruan nisjen e punimeve për teatrin e ri.

U deshën dy vite për të inaguruar punimet e godinës, por tre vite sërish ishin të pamajftueshme për të përfunduar atë.

Përpos premtimeve të përvitshme për të ndërtuar godinën e re, prej 5 vitesh hapësira ku qendronte teatri mbeti bosh, e rrethuar dhe pa të drejtën e shfrytëzimit si një pronë publike nga qytetarët.

U hapën dy tenderë për ndërtimin dhe një për projektimin e Teatrit Kombëtar (megjithëse nga qeveria dhe bashkia këmbëngulej se projekti i Bjarke Ingels ishte gati, i dhuruar nga kompania “Fusha shpk” e sipërmarrësit Shkëlqim Fusha pas tërheqjes nga partneriteti publik-privat), të cilët kushtuan 1.85 miliardë lekë pa TVSH.

Tenderët patën mungesë konkurrence, pasi u skualifikua oferta më e ulët dhe u kateogrizuan me flamur të kuq nga “Open Data Albania” (ODA).

Sipas të dhënave të analizuara nga ODA, projekti për ndërtimin e godinës së TK, ishte investimi i dytë publik me peshën më të lartë në buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Parashikimet në letër, e projektonin Teatrin e ri Kombëtar të përfunduar brenda periudhës 2022-2024, edhe pse zyrtarisht nisja e punimeve u shpall në ditet e fundit të vitit 2022 dhe puna nuk nisi deri në maj të 2023.

Pasi dështuan të realizojnë ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar dhe kullave pas tij, sipërmarrësi Fusha dhe qeveria hartuan një plan të ri.

Një kullë 33 katëshe do të ngrihet pas Teatrit Kombëtar, mbi një sipërfaqe publike prej 1,266 m2, të cilën bashkia Tiranë e “dhuroi” përmes një marrëveshjeje ku do të marrë në këmbim sipërfaqe ndërtimi.

Kompania “Fusha” ishte ofruar që në vitin 2018 për ndërtimin “falas” të teatrit në këmbim të një sipërfaqeje trualli të bashkisë për të ngritur një kompleks prej 6 kullash. Aktualisht, teatri po ndërtohet nga fondet publike dhe megjithatë sipërmarrësi Fusha po e realizon ambicien për të ndërtuar mbi tokë publike në zemër të kryeqytetit.

Për të realizuar këtë plan u shembën dhe një sërë barësh dhe restorantesh popullore që ndodhesin në pedonale duke shkërmoqur të tjera vende të rëndësishme për kujtesën.

Premtimet për ndërtimin e godinës u ndryshuan disa herë, afatet janë shkelur po ashtu disa herë brenda këtyre 5 viteve, teksa kryetari i bashkisë ndodhet në burg, afati përfundimtar i teatrit mbetet për “shfaqjen tjetër politike”.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhje me burime shtetërore, drejtorët e PS-së më të votuarit
Artikulli tjetër Zgjedhjet 2025: Si ndikon kuota gjinore në mandatet e listës së hapur?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.