KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shfaqja “Turjela”/ Kur artistët spiunonin miqtë, Gongo: I mahnitur nga teknikat e ish-Sigurimit…
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kulture > Shfaqja “Turjela”/ Kur artistët spiunonin miqtë, Gongo: I mahnitur nga teknikat e ish-Sigurimit…
Kulture

Shfaqja “Turjela”/ Kur artistët spiunonin miqtë, Gongo: I mahnitur nga teknikat e ish-Sigurimit…

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2024 9:18 am
232 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy artistë përballë ish-Sigurimit të shtetit, i plotfuqishmi i lagjes dhe përplasja e dëshirës për liri me pushtetin autoritar. Saimir Gongo ka sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen “Turjela”, një vepër që rreket të shpërfaqë njeriun dhe pushtetin, dhe shtypjen, tradhtinë dhe vlerat. Shfaqja që vjen premierë në Teatrin Kombëtar, është ndërtuar mbi të dhëna të dala nga hulumitmet në dosjet e Ish-Sigurimit, sikundër edhe nga dënimet e artistëve të shumtë në diktaturë, duke nisur që nga ata që i dhanë jetë shfaqjeve teatrale.

“Ka pasur artistë të teatrit të dënuar në diktaturë, por shfaqja nuk bazohet në jetën e një emri të caktuar, por është një hulumtim artistik mbi te shkuarën”, thotë Gongo.

 

Elementet e shfaqjes e çojnë ish-Sigurimin brenda një shtëpie dhe e vënë mes një çifti. Autori dhe regjisori Gongo e ka sjellë ish Sigurimin si një institucion strategësh, ndonëse studiuesit kanë vënë në dukje mangësitë, mungesën e edukimit, shkollimit dhe kultivimit të atyre që punonin në Sigurim. Për këtë ai e ka një shpjegim.

“Struktura e pushtetit ka qenë e sofistikuar. Jam mahnitur nga teknikat e sigurimit, janë brilante”, thotë ai duke i përdorur këta përcaktorë për shkallën e manipulimit që dosjet kanë dhe shpesh duke vënë në dukje edhe aftësitë manipuluese të diktatorit. Sado që termat sërish krijojnë parehati në komunikimin publik mbi të shkuarën, ose krijojnë keqkuptim a devijim mbi atë që e shkuara ishte- shtypja kishte efekt më “bindës” se sa manipulimi përmes fjalimeve- Gongo, i gjen këta terma përshkrues të një institucioni e sistemi ku frika orientonte qëndrimet publike dhe jopublike.

Shfaqja megjithëkëtë, është një përpjekje për të demontuar propagandën komuniste dhe vetë nostalgjinë mbi të, sepse sipas Gongon, “arti është ai që i afrohet më së shumti të vërtetës”.
Duke ia kushtuar këtë shfaqje, “atyre që mbeten njerëz”, ai fton publikun të ndjekë pjesën që përmes pak personazheve, një skenografie të thjeshtë përcjell mesazhe mbi sistemet dhe heshtjet e atyre që nuk folën.
Aktori Helidon Fino, që interpreton shkrimtarin e njohur i cili bëhet bashkëpunëtor i sigurimit me detyrim, u jep jetë dilemat jetike të personazhit.

“Në fund fiton materia dhe morali i shkrimtarit. Tashmë, pikëpyetja e madhe është naiviteti i atyre që besuan. Dishepujt e ideologjisë dhe ata që nuk e kuptonin”, thotë ai, duke besuar se arti denoncon të shkuarën.
Aktori Neritan Liçaj, në rolin e një piktori që fle me Modiglianin e zgjohet me realizmin socialist, portretizon njeriun që thyhet, për të shpëtuar veten, për të pasur privilegje, për një zyrë më të madhe. “Shfaqja ka një monolog që është mjaft domethënës. Personazhi i operativit të Sigurimit, thotë se nuk do të një fitore të vogël, por një kryevepër që jeton edhe kur pushteti vdes dhe kjo e tregon qartë çfarë ndodhi dhe pasojat e asaj kryevepre që jeton ende sot kur pushteti ka rënë”, thotë Liçaj.

Ndërsa pjesë denoncon maskën dhe hipokrizinë, mesazhi i saj është si të ruash individin brenda një turme.
Premiera e shfaqjes “Turjela”, që u ngjit në Teatrin Kombëtar vë në peshore kompromiset, kontradiktat e betejat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjergj Kastriot Skënderbeu në një murale gjigande në Londër

Itali/ Hajdutët vjedhin pikturat e Renoir, Cézanne dhe Matisse në vetëm 3 minuta

Violinisti i njohur po luante në Tiranë, ikin dritat në Teatrin e Operas dhe Baletit

Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Foto/ Itali, arkeologët zbulojnë një dhomë të rrallë blu me piktura murale femrash në Pompei
Artikulli tjetër Del në qarkullim libri “Kryepiskopi Anastas – Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bonus-malus ul siguracionet për shoferët e mirë
Analize Finance Kryesore Sociale 20 Prill, 2026
Golemizohet Himara! Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Prill, 2026
Sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme?
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 20 Prill, 2026
Si pastrohen milionat e mafies së kokainës përmes sistemit Hawala
Analize Fokus Opinion Zhvillim 20 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.