KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Auron Tare dhe Neritan Ceka akuza për ndërhyrjet në parkun arkeologjik të Bylisit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Auron Tare dhe Neritan Ceka akuza për ndërhyrjet në parkun arkeologjik të Bylisit
AnalizeKomentKryesoreKultureSocialeZhvillim

Auron Tare dhe Neritan Ceka akuza për ndërhyrjet në parkun arkeologjik të Bylisit

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 4:24 pm
195 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Auron Tare dhe profesori Neritan Ceka kanë ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po realizohen projektet e restaurimit dhe ndërhyrjet në parqet arkeologjike në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te Bylisi. Ata kritikuan në media, mungesën e kontrollit institucional, përdorimin e fondeve dhe përjashtimin e specialistëve të arkeologjisë nga projektet që prekin trashëgiminë kulturore.

Auron Tare deklaroi se ka ardhur koha që jo vetëm institucionet shqiptare, por edhe Bashkimi Europian të japë llogari për projektet që financohen me fondet e tij, nëse ato dëmtojnë zonat arkeologjike. Ai kërkoi që ambasadorja e BE-së të japë shpjegime për mënyrën se si janë përdorur këto fonde.

Sipas Tares, me fondet që po shpenzohen për projekte të tilla, Bylisi mund të ishte restauruar plotësisht, përfshirë teatrin, godinat përfaqësuese dhe mozaikët. Ai e cilësoi këtë qytet antik si një pasuri me rëndësi të veçantë kombëtare, që duhet të ishte në fokus të institucioneve shqiptare.

Tare solli si shembull edhe ndërhyrjet në parkun arkeologjik të Finiqit, ku pretendoi se një kompani e kontraktuar për restaurimin ia kishte kaluar punimet një firme lokale, e cila kishte përdorur ekskavatorë pranë mureve antike.

“Dy ekskavatorë kishin shkuar majë mureve të Finiqit, mure që janë 2500 vjet dhe i fusin me ekskavator. Shkoni shikoni çfarë është bërë në Finiq. Nuk ka bërë vaki në Europë që të bëhen këto lloj ndërhyrjesh në muret antike me ekskavator”, u shpreh ai.

Ndërsa profesori Neritan Ceka kritikoi reformën institucionale në fushën e trashëgimisë kulturore, duke deklaruar se institucionet që më parë merreshin me restaurimin dhe ruajtjen e monumenteve janë dobësuar ndjeshëm.

“Institucionet shqiptare janë shpartalluar. Nuk ka Instituti i Monumenteve, i cili ka qenë memoria e mbi 50 viteve të restaurimit të monumenteve, arkivat, njerëz të specializuar. Sot të gjitha projektet që bën Ministria e Kulturës apo institucione të tjera të lidhura me trashëgiminë bëhen me tendera. Pra, restaurimi i monumentit tenderohet”, deklaroi Ceka.

Ai theksoi se më parë ndërhyrjet realizoheshin përmes Institutit të Monumenteve dhe Institutit të Arkeologjisë, ndërsa sot, sipas tij, projektet fokusohen te kompanitë që fitojnë tenderat, pa një përfshirje të mjaftueshme të stafit shkencor.

Ceka u ndal edhe te projekti në Bylis, duke pretenduar se ndërhyrjet po kryhen pa praninë e arkeologëve në terren, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar mes kooperacionit italian dhe Institutit të Arkeologjisë. Ai kritikoi gjithashtu Ministrinë e Kulturës për mungesën e kontrollit dhe monitorimit të punimeve.

Profesori ngriti edhe shqetësimin për mosangazhimin e specialistëve shqiptarë, duke thënë se në Vlorë ka pesë arkeologë, por asnjëri prej tyre nuk shkon të punojë në Bylis.

“Ministria e Kulturës ka vite që nuk shkel në Bylis. Ka pesë arkeologë, punojnë pesë arkeologë vetëm në Vlorë dhe asnjë prej tyre nuk vjen në Bylis të punojë”, u shpreh ai.

Ceka kritikoi edhe mënyrën se si po përdoren fondet e parashikuara për këtë park arkeologjik. Sipas tij, ndërsa ekipet e arkeologëve punojnë me buxhete shumë të kufizuara, projektet e financuara me miliona euro nuk po sjellin rezultatet e pritshme.

Ai përmendi gjithashtu vendimin e Këshillit të Ministrave të 4 gushtit 2024, duke sfiduar institucionet që të tregojnë konkretisht se çfarë është realizuar në Bylis me fondet e parashikuara.

“Po të shkojë në Bylis dhe të gjejë, përveç kësaj ngrehine prej betoni që do të jenë vetëm katër mure, po gjeti gjë tjetër nga 6-milionshi, atëherë të më thotë që unë jam gënjeshtar dhe ai është patriot”, deklaroi Ceka.

Sipas profesorit, Bylisi është një nga dëshmitë më të rëndësishme të qytetërimit antik në territorin shqiptar, me teatër, stadium, stoa, cisterna dhe ndërtime të organizuara urbane. Ai theksoi se ruajtja e kësaj pasurie kërkon angazhim të specialistëve dhe përgjegjësi nga institucionet që administrojnë trashëgiminë kulturore.

 

Marrë nga News 24

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka Botërore nxjerr zbuluar dobësinë e ekonomisë shqiptare
Artikulli tjetër Mikhail Bogachek, i nominuar për ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.