Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë.
Në qendër të çështjes është Pëllumb Petritaj, i cili është dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara janë të lidhura me Kutbi Shehun, Ramis Shehun dhe Merjeme Shehun, familjarë të Artur Shehut.
Sipas Prokurorisë, hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 946/2015 kanë zbuluar se gjatë proceseve gjyqësore dhe procedurave administrative për njohjen dhe kthimin e një prone prej 32 mijë metrash katrorë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar.
Pas përfitimit dhe regjistrimit të pronës në vitin 2009, janë kryer një sërë veprimesh juridike për ndarjen dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë. Sipas organit të akuzës, këto veprime synonin fshehjen e origjinës së paligjshme të pasurisë.
-Pasuria e paluajtshme nr.431;
-Pasuria e paluajtshme nr.404;
– Pasuria e paluajtshme nr.311;
– Pasuria e paluajtshme nr.312;
-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263 me sipërfaqe 23.363m2;
-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.264 me sipërfaqe 1000 m2;
-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.361 me sipërfaqe 7932 m2;
-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263/1 me sipërfaqe 1126.13 m2; dhe
-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.108 me sipërfaqe 7637 m2
Marrë nga Boldnews.al