KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2026 12:53 pm
62 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Reportazhi i gazetares Anna Milan nis që në linjën ajrore Bari–Tiranë, ku ajo udhëton krah dhjetëra pacientëve italianë. Me të mbërritur në kryeqytet, kronika përshkruan përqendrimin masiv të klinikave dentare.

“Këtu, në çdo pallat në këtë zonë ka nga një klinikë. Por ky është stadiumi i Tiranës; edhe këtu brenda ndodhen dy-tri klinika. Në qiellgërvishtësin më të lartë të qytetit, Downtown One, 18 dentistë janë në punë në të njëjtin kat, bashkë me dhomat për ata që flenë këtu”, raporton gazetarja e TG1.

Arsyeja kryesore që i shtyn italianët drejt Tiranës mbetet diferenca e madhe e çmimeve. Gjatë kronikës, një pacient italian tregon se synon të rregullojë të dyja nofullat—të sipërmen dhe të poshtmen—ndërsa përfaqësuesi i klinikës i konfirmon se kostoja varion nga 6 mijë deri në 8 mijë euro.

“Në Itali shkonte rreth 18 mijë”, shton pacienti. E pyetur nga gazetarja se çfarë e mundëson këtë çmim dhe sa është fluksi i klientëve, përfaqësuesi i klinikës shpjegon se “pagat janë pak të ulëta dhe gjithashtu edhe taksat e favorizojnë disi”, duke shtuar se vetëm klinika e tyre pret “pak a shumë rreth 300 pacientë [italianë] në muaj”.

Megjithatë, reportazhi ngre edhe alarmin e dentistëve italianë mbi cilësinë dhe sigurinë e ndërhyrjeve të shpejta.
“Rreziqet: trajtime të nxituara dhe agresive, thonë dentistët italianë; një pacient në tre pendohet”, thekson gazetarja teksa viziton klinika të tjera në kryeqytet, ku në disa prej tyre gjysma e pacientëve janë shtetas italianë.

Në njërën prej bisedave, përfaqësuesi i klinikës i thotë pacientit: “Më dërgo panoramën, mund të rrish 3 ditë këtu”, duke ilustruar premtimin se brenda tri ditësh mund të ribëhet e gjithë nofulla.

Në mbyllje, kronika e TG1 vëren se fenomeni po kthehet në një paketë të plotë familjare. “E quajnë turizëm dentar: këtu vijnë mbi 60 mijë italianë në vit. Ndodh që vijnë familje ku burri bën trajtimet dentare dhe gruaja shkon të bëjë një ndërhyrje të kirurgjisë estetike. Ky biznes vlen 200 milionë [euro] në vit dhe deri në mbrëmje Tirana ndriçohet në kërkim të pacientëve të rinj”, përfundon reportazhi i televizionit publik italian.

 

Marrë nga Rai Uno

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Artikulli tjetër Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
Iluzioni i një bonusi
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.