Por ndërsa policët u shpërblyen me nga 2 500 euro, mësuesit morën falënderime dhe një detyrë të re: Të edukojnë të rinjtë për t’i mbajtur larg dhunës.
Rama foli para mësuesve për një “flamë” që po përhapet në Europë, duke iu referuar lëvizjes ANTIFA, të cilën e lidhi me promovimin e dhunës dhe ndikimin te rinia shqiptare.
Ai u kërkoi mësuesve të ndihmojnë për t’i “shpëtuar fëmijët nga trauma” dhe për t’i larguar nga ndikimi i atyre që, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit.
Kryeministri u ndal edhe te ndikimi negativ i TikTok, duke kërkuar që mësuesit të luftojnë atë që e cilësoi “padije dramatike” te të rinjtë.
Sipas Ramës, fëmijët janë bërë pjesë e një jete paralele në rrjetet sociale, ku besojnë se zgjedhin vetë, ndërkohë që në të vërtetë janë algoritmet që zgjedhin për ta.
Pra, mësuesve iu kërkua një angazhim edhe më i madh për edukimin e brezit të ri dhe mbrojtjen e tij nga ideologjitë dhe përmbajtjet që nxisin dhunën.
Por ndërsa u ngarkoi këtë mision të rëndësishëm, Rama nuk përmendi asnjë shpërblim financiar për mësuesit, ndryshe nga policët.
Për këta të fundit, qeveria miratoi dje me urgjencë një fond prej 740 milionë lekësh, për të shpërblyer 2 750 efektivë me nga 269 mijë lekë secili.
Sigurisht, policët që kanë përballuar dhunën meritojnë vlerësim, por po aq të rëndësishëm janë edhe mësuesit që duhet të parandalojnë sjelljet e dhunshme përmes edukimit.
Në fund, dy takimet tregojnë edhe një kontrast në qasje ku duket se i besohet më shumë zgjidhjes së problemit me shkop gome dhe jo me edukim, pavarësisht retorikës.
Marrë nga Skyweb.al