KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ku përfundojnë mbetjet?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ku përfundojnë mbetjet?
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Ku përfundojnë mbetjet?

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 10:00 am
14 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka kryer asnjë inspektim gjatë periudhës së audituar për subjektet me licencë III.2.B (që ushtrojnë veprimtari në grumbullimin, transportimin, ruajtjen, riciklimin dhe trajtimin e mbetjeve), megjithëse qindra operatorë nuk raportuan transfertat e mbetjeve dhe vetë regjistri që duhet t’i gjurmojë përmbante licenca e kode të dublikuara. Këto janë disa nga gjetjet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Këto gjetje nxjerrin një problem që shkon përtej mangësive administrative: jo vetëm që autoritetet nuk kishin informacion të plotë mbi lëvizjen e mbetjeve, por edhe në rastin kur kjo mungesë u konstatua në raport, sërish nuk u zhvilluan kontrolle në terren.

Në vitin 2023, nga 272 subjekte të pajisura me kod unik, vetëm 41 raportuan në regjistrat e transfertave. Kjo do të thotë se 231 subjekte, ose rreth 85%, nuk raportuan. Në vitin 2024, nga 297 kode unike të miratuara, raportuan 152, ndërsa 145 nuk raportuan.

Për vitin 2025 formulimi i raportit ndryshon: nga 346 kode unike, 265 operatorë kanë deklaruar, ndërsa për 81 operatorë thuhet se kanë deklaruar se nuk kanë kryer transferta.

Ligji parashikon gjoba nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë për mosdërgimin e informacionit mbi transfertat e mbetjeve jo të rrezikshme dhe nga 500 mijë deri në 1 milion lekë për mbetjet e rrezikshme. Megjithatë, KLSH nuk llogariti një dëm apo shumë gjobash të parealizuara, pasi, në mungesë të inspektimeve, audituesit thonë se nuk mund të përcaktonin se cilat raste do të plotësonin kushtet për penalitet.

80 licenca të përsëritura, 38 subjekte me më shumë se një kod

Problematike mbetet edhe vetë baza e të dhënave. Nga regjistri për periudhën 2012-2025 rezultojnë 743 licenca III.2.B, prej të cilave 39 ishin joaktive, të pezulluara ose të revokuara. Nga 704 licencat e mbetura, 80 rezultonin përsëritje për të njëjtat subjekte, ndërsa KLSH konstaton 616 subjekte aktive.

Problemet vazhdojnë edhe te subjektet me kod: deri në fund të vitit 2025 ishin miratuar 346 kode unike për vetëm 285 subjekte, ndërsa 38 operatorë kishin marrë më shumë se një kod unik, megjithëse pjesa identifikuese e kodit duhet të jetë individuale dhe e papërsëritshme.

Sipas KLSH-së këto probleme njiheshin prej kohësh. Në gusht 2023, AKM ngriti një grup pune për kontrollin dhe verifikimin në terren të subjekteve me licencë III.2.B. Por KLSH konstaton se grupi nuk kreu verifikime në terren; analiza u bë nga zyra. Edhe pas evidentimit të problemeve, titullari i AKM-së nuk nisi inspektime. KLSH e lidh këtë situatë me mungesën e gjurmueshmërisë së mbetjeve dhe rrezikun e transfertave të pakontrolluara ose informale.

Për këtë arsye, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që AKM të mos mjaftohet me rregullimin e regjistrit të licencave, por të verifikojë konkretisht operatorët me raportime të paplota ose që nuk kanë raportuar fare. Për këto subjekte rekomandohen inspektime në terren, verifikimi i destinacionit përfundimtar të mbetjeve dhe, kur konstatohet mosrespektim i detyrimeve, vendosja e masave administrative sipas ligjit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri

Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?

Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!

Qeveria nuk ka faj asnjëherë

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Artikulli tjetër Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
Fokus Koment Kryesore Kulture Sociale 20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Senatori i Miçiganit reagon për protestat në Tiranë
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.