KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 5 orë seancë! GJKKO le në fuqi masat për Belinda Ballukun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 5 orë seancë! GJKKO le në fuqi masat për Belinda Ballukun
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

5 orë seancë! GJKKO le në fuqi masat për Belinda Ballukun

Përditësimi i fundit: 22 Nëntor, 2025 6:15 pm
147 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pas seancës që zgjati më shumë se 5 orë GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të cilët është lënë në fuqi masa e arrestit shtëpiak. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i Zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Balluku doli e para dhe nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Pak minuta më vonë u larguan edhe Gjyli dhe Elezi, të cilët kishin qenë në seancë për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.

VENDIMI:

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin 120, datë 22.11.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e  me adresë:

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

Çfarë ndodhi në seancë

Balluku u parqit rreth orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme për marrjen në pyetje, ku dhe iu komunikua masa e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Pasi qëndroi për rreth 45 minuta, Balluku doli nga ambientet e GJKKO-së, pasi Gjykata shtyu seancën me 2 orë për tu njohur me aktet. Në GJKKO u paraqitën për verifikim të masës së sigurisë edhe kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH Erald Elezi.

Ka qenë Prokurori i SPAK ai që ka kërkuar mbajtjen në fuqi të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres me argumentet se ajo rrezikon të largohet nga vendi, mund të intimidojë dëshmitarët për shkak se i ka vartës në institucionin që drejton dhe mund të prishë provat. Nga ana e saj zv.kryeministrja Balluku është shprehur e hapur për hetimet, por ka kundërshtuar masën e pezullimit për shkak të detyrimeve që ajo ka si deputete e qarkut të Fierit. Balluku është shprehur se masa është e paligjshme dhe Gjykata e Posaçme nuk ka kompetencat për ta pezulluar nga detyra.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.

Ndërkohë, më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) komunikoi zyrtarisht se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

4 shtete të BE-së bashkërendojnë masat për parandalimin e krizës migratore nga Lindja e Mesme

Pentagoni po shqyrton mundësinë e pezullimit të Spanjës nga NATO

Presidenti kroat: “Kroacia nuk ka armik tjetër përveç Serbisë”

Mediat ukrainase: Rama mban një qëndrim të fortë pro-rus

Rama: “Pranojmë që, SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqipëria”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moti i keq! Jugu nën ujë, veriu zbardhet nga dëbora
Artikulli tjetër Shqipëria nën ujë, Qeveria planifikon 1 miliard lekë për përballimin e përmbytjeve në 2026

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballësh
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 24 Prill, 2026
Kontenieri nga Durrësi niset gabimisht në Greqi
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Prill, 2026
Kapja e Maduro-s përfundon në skandal
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 24 Prill, 2026
Izraeli dhe Libani akuza njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.