KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë
FokusKomentPolitikeZhvillim

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Përditësimi i fundit: 22 Korrik, 2025 9:48 am
285 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Ben Blushi

 

Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante dikur Muri i Berlinit kapitalizmin nga komunizmi. Muri për të cilin po flas ndan dy nga rrugët kryesore të Tiranës, rrugën e Bogdanëve dhe rrugën e Ambasadave. Dikur këto akse paralele ishin të bashkuara dhe njerëzit që jetonin në këtë zonë kalonin nga njëra te tjetra me lehtësinë që kalohet nga dhoma e bukës në dhomën e pritjes.

Kur ambasadat e huaja u vendosën në rrugën Skënderbeu, që u quajt rruga e Ambasadave, shteti komunist e rrethoi këtë hapësirë me mure të larta sepse natyrisht shqiptarët nuk mund të komunikionin me perëndimorët që ishin armiq të socializmit. Kështu rruga e Bogdanëve u nda nga motra e vet binjake, me të cilën kishte jetuar gjithë jetën në të njëjtën lagje.

Por kur Muri origjinal i Berlinit ra, Shqipëria u hap dhe njerëzit humbën interesin për të hyrë në ambasada, muri sërish nuk lëvizi nga vendi. I shtyrë nga kurioziteti për të kuptuar se pse Muri i Berlinit të Tiranës është ende në këmbë, pyeta dhe më në fund e kuptova arsyen. Është komike.

Murin e Berlinit të Tiranës e mban në këmbë Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Pas atij muri, një drejtori me një emër ingranazhesh duralumini, DSHTD, nëse nuk jam gabim, ka ndërtuar një magazinë. Brenda kësaj magazine ka vërtet disa zyra me duralumin dhe shumë sende të ndryshkura që mund te jëtë stola, krevatë portativë, abazhurë apo pajisje të vjetra që dikur i shërbenin trupit të huaj diplomatik.

Disa muaj më parë, banorët e rrugës së Bogdanëve, bashkë me minibashkinë i kërkuan zyrtarisht Ministrisë së Jashtme, ta hiqte pjesërisht atë pengesë dhe të hapte një shteg këmbësorësh për fëmijët, turistët dhe diplomatët. Ministria e Jashtme dha shpresë dhe të gjithë u gëzuan se dy rrugët që komunizmi i ndau për 50 vjet mund të bashkoheshin. Bizneset fërkuan duart dhe diplomatët u kënaqën, se nga një rrugë, do bëheshin me dy.

Por ajo që ndodhi është e padëgjuar dhe meriton një çmim, nëse në botë jepen çmime për ata që sajojnë pengesa që nuk mund të imagjinohen. Në vend që të hapte një shteg për të lejuar këmbësorët të kalonin nga ana tjertër, DSHTD, hapi një portë hekuri dhe i vuri një dryn. Që nga dita që ajo portë është aty, nuk është hapur asnjëherë. Asnjë nga banorët nuk e ka kaluar dot pragun e saj dhe diplomatët e tregojnë me gisht sa herë duan të tallen me Ministrinë tonë të Jashtme.

Njerëzit që zgjohen herët thonë se çdo mëngjes, punonjësit e DSHTD, e përdorin portën për nevojat e veta. E hapin kur të duan, e mbyllin kur të duan. Pra nëse më parë shkonin në punë vetëm nga njëra anë e murit, nga rruga e Ambasadave, tani mund të kalojnë edhe nga ana tjetër, nga rruga e Bogdanëve sepse ju bije më shkurt. Pas këtij inovacioni të ingranazhit diplomatik,unë e humba shpresën se muri i Berlinit të Tiranës mund të prishej, por kur pashë se shteti po shemb me shumë të drejtë, gardhet e privatëve, mendova se ndoshta duhet t’i kujtoj se përveç gardheve të gipsit, të teneqeve dhe plastikave prej kaucuku ka edhe një gardh burokratik që duhet shembur.

Kështuqë nëse do isha një guidë turistike, pasi t’i lija turistët me gojë hapur me këtë histori të çuditshme që lidh komunizmin me kapitalizmin dhe urbanizimin me kaosin prej duralumini do t’i coja te oborri i MInistrisë së Jashtme si demonstrues paqësorë. Ndoshta atëherë dikush do t’i dëgjonte dhe do tia jepte çelësin e Murit të Berlinit qytetarëve të Tiranës.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale

Europa League/ 17 sfida në mbrëmjen e sotme

Shpërthimi në Elbasan/ Nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë

Me flamuj dhe pankarta, Rama pritet me protesta në Frankfurt

Arrestohet Komandanti i njësisë Speciale të Vuçiçit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sistemi bankar, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro
Artikulli tjetër Ende pa mbushur 2 muaj në detyrë, drejtoresha e QSUT-së largohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
Analize Bota HI-Tech Kulture Sociale 5 Nëntor, 2026
BE konfirmon sen nuk ka para për bujqësinë shqiptare
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon luftën me Iranin
Aktuale Analize Bota Koment Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.