KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A mund të arrijnë SHBA dhe Rusia një marrëveshje pa Ukrainën?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > A mund të arrijnë SHBA dhe Rusia një marrëveshje pa Ukrainën?
BotaOpinionPolitike

A mund të arrijnë SHBA dhe Rusia një marrëveshje pa Ukrainën?

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2025 9:07 am
110 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dhe u panë deklarata shqetësuese nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke vënë në pah frikën në kryeqytete, që nga Kievi e deri në Londër.

Veçanërisht, që Uashingtoni dhe Moska mund të tentojnë të arrijnë një marrëveshje të tyren për të ardhmen e Ukrainës pa Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë.

Zyrtarët amerikanë kanë mohuar se dëshirojnë ta përjashtojnë këdo nga procesi. Por, sugjerimi i SHBA-së se Evropa nuk do të jetë në tavolinën e negociatave ka shkaktuar alarm të gjerë dhe atmosfera pozitive nga takimi SHBA-Rusi në Riad më 18 shkurt gjithashtu ka shqetësuar shumë njerëz.

Në këtë fazë, janë dy pyetje kryesore: a do të jenë në gjendje Uashingtoni dhe Moska të pajtohen për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe nëse do ta arrinin këtë, çfarë do të mund të bënte kushdo për këtë çështje?

Shtëpia e Bardhë është e qartë që do paqe. Nuk është e qartë nëse diçka të tillë e do edhe Moska. I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Mark Kellogg, shkoi në Kiev më 19 shkurt disa orë pasi sulmet ajrore ruse gjatë natës goditën Ukrainën. afër 250.000 persona mbetën pa rrymë në qytetin-port të Odesës, teksa temperaturat ishin nën zero.

Në Moskë, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, i tha Dumës shtetërore se “kriza nuk duhet të zgjidhet me një armëpushim”.

Nëse Kremlini është i gatshëm për një marrëveshje, ai duket se është i gatshëm që të vendosë kushte të mëdha. Skenari më i tmerrshëm për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë është që Uashingtoni do të pajtohet me një kusht të këtij lloji.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se të dyja palët në konflikt do të duhet të bëjnë koncesione, por nuk kanë ofruar detaje se çfarë koncesione mund të ketë për Rusinë.

I pyetur për këtë çështje më 15 shkurt teksa po merrte pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, Kellogg tha: “Do të ketë koncesione territoriale” dhe “mund të jetë edhe heqja dorë nga përdorimi i forcës”.

Skeptikët kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po japin shumë, shumë shpejt, në kërkim të një fitoreje të shpejtë dhe të lehtë diplomatike. Por, nëse ka një marrëveshje që Ukraina dhe Evropa nuk e pranojnë, çfarë do të ndodhë më pas?

Ka pasur një sërë deklaratash të fuqishme.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, u pyet në Munih se si do të duhej “mospranimi” i një marrëveshjeje të keqe nga Kievi? “Ne e dimë si të rezistojmë. E kemi dëshmuar këtë në fushëbetejë”, tha ai.

Por, pa mbështetje të vazhdueshme nga SHBA-ja, qëndresa e Ukrainës do të jetë e vështirë. Deri më tani, Evropa ka ofruar më shumë ndihmë për Kievin sesa SHBA-ja, sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kiel për Ekonomi Botërore. Në këto të dhëna bëjnë pjesë ndihma ushtarake, financiare dhe humanitare.

Por, Uashingtoni është ofruesi më i madh i mbështetjes ushtarake, duke vënë në pah nivelin e vështirësive që Ukraina do të përballej pa mbështetjen amerikane. Për të mbuluar këtë mungesë, Evropa do të duhej ta dyfishonte pothuajse mbështetjen e saj totale për Kievin.

Udhëheqësit evropianë vazhdimisht kanë përsëritur qëndrimin se do t’i ofrojnë ndihmë Ukrainë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Por, kjo nuk adreson çështjen nëse ata do të rrisin në mënyrë masive këtë ndihmë për të mbushur hendekun.

Edhe bisedat për një forcë paqeruajtëse evropiane, e cila do të dislokohej në Ukrainë pas një armëpushimi të mundshëm apo një marrëveshjeje të paqes, janë bërë me kushtin që kjo do të kërkonte përfshirjen dhe mbështetjen e SHBA-së.

Duke pasur parasysh kufizimet fiskale dhe ndarjet politike është e paqartë nëse Evropa do të rriste mbështetjen. Deri më tani, në çdo hap që ka bërë Evropa ajo ka pasur nevojë për Amerikën që t’ia mbajë dorën.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën
Artikulli tjetër Me çfarë kërcënon Dodiku pas një dënimi të mundshëm?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.