KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A mundet Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A mundet Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

A mundet Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2026 8:58 am
11 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspertë ligjorë thonë se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdojë këtë detyrë përtej këtij afati gjashtëmujor.

Ushtruesja e tanishme e kësaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator, ndërsa më herët nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, është hedhur ideja se kryetarja e re e Kuvendit mund ta vazhdojë edhe një gjashtëmujor të dytë në rast nevoje.

Edhe Presidenca – të cilën e udhëheq Haxhiu që nga 4 prilli, kur presidentes së deriatëhershme, Vjosa Osmani, i mbaroi mandati – ka thënë se kryetarja e re e Kuvendit do të vazhdonte ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

A mund ta vazhdojë detyrën Haxhiu përtej 4 tetorit?

Jo, thonë disa ekspertë ligjorë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

Posti i ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, sipas Kushtetutës.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se Haxhiut, si kryetare e Kuvendit, mandati si ushtruese e detyrës së presidentit i përfundon më 4 tetor.

“Pas kësaj date skadon afati i gjashtëmujor dhe ligjërisht i njëjti ose e njëjta nuk ka të drejtë që të funksionojë edhe si ushtrues i detyrës së presidentit, për shkak se është në kundërshtim me nenin 90, paragrafin 3, të Kushtetutës së Kosovës”, tha Bugaqku për REL-in të mërkurën, pasi Haxhiu u rizgjodh kryeparlamentare.

Sipas Bugaqkut, çdo vendim apo dekret që mund të nxirret pas kësaj date nga Haxhiu është i kontestueshëm për nga kushtetutshmëria, dhe rrezikon të rrëzohet nga gjykatat.

Ai thotë se deputetët duhet ta shohin si alarmues afatin kohor deri më 4 tetor për zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu e ndërpreu seancën konstituive të mërkurën, duke e shtyrë për të premten vazhdimin e saj për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit.

Ajo tha se nuk kishte pajtueshmëri për mënyrën e votimit të nënkryetarëve dhe se deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, dështoi ta tërhiqte fjalën “në emër të popullit serb”, kur e propozoi kandidatin për nënkryetar nga komuniteti serb.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për REL-in se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e postit të presidentit, e jo me personin që e ushtron atë.

Sipas Miftarajt, për këtë arsye, ndryshimi i personit që e ushtron detyrën e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të ketë efektin e fillimit të një afati të ri gjashtëmujor.

“Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë’’, thekson ai.

“Tejkalimi i 4 tetorit pa një president të ri cenon sigurinë e shtetit”

Bugaqku shton se, për shtetin dhe sistemin kushtetuese parlamentar në Kosovë, tejkalimi i afatit të 4 tetorit do të thotë “një njollë shumë e keqe dhe një precedent i rrezikshëm që cenon edhe sigurinë kombëtare”.

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, kishte thënë më herët për REL-in se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit “është e varur nga pozita e kryetarit të Kuvendit”.

Sipas tij, pas zgjedhjes, kryetari i ri i Kuvendit nis ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit. Afati prej gjashtë muajsh, i përcaktuar nga Kushtetuta, nis të rrjedhë nga fillimi, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pretendoi ai.

“Është në frymën dhe përmbajtjen, por edhe në funksionin e Kushtetutës, që të garantojë vazhdimësi institucionale. Asnjëherë, e për asnjë arsye, vendi nuk mund të mbetet pa president apo pa ushtrues detyre të presidentit. Vakum institucional nuk mund të ketë në asnjë rrethanë”, deklaroi Rrustemi për REL-in.

Më herët, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, i kishte thënë REL-it se periudha gjashtëmujore për ushtrimin e detyrës së presidentit përbën afat absolut, dhe si i tillë nuk mund të përsëritet në asnjë skenar.

Moszgjedhja e presidentit të ri, deri më 4 tetor, sipas Cakollit, përbën skenarin më të rrezikshëm kushtetues me të cilin mund të ballafaqohet Kosova.

“Në një situatë të tillë, vendi do të hynte në një terren kushtetues, i cili, përveçse do të ishte serioz dhe i rrezikshëm, do të duhej medoemos të kishte parashtresë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.

Melos Kolshi, hulumtues ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i tha REL-it se pas 4 tetorit, çdo vazhdim i ushtrimit të detyrës së presidentit do të ishte pa bazë kushtetuese, dhe do të cenonte seriozisht rendin kushtetues.

Partitë opozitare shqiptare nuk janë deklaruar për këtë çështje publikisht.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca nuk iu përgjigjën as pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje.

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë në zemër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të reja parlamentare në qershor.

Një marrëveshje e brishtë mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e diplomatit dhe juristit kosovar, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme, pasi edhe deputetë nga vetë LDK-ja e kanë kundërshtuar publikisht.

Nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës

Nga bektashinjtë te Manastiri i Deçanit: a po testohet në Ballkan një model i ri i entiteteve fetaro-territoriale?

Persona civilë po ndalojnë protestuesit në Tiranë

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Kthimi në hije i resortit në Zvërnec

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Aventura e Jared Kushner-it në Shqipëri”
Artikulli tjetër SHBA shpall “Los Tiguerones”, organizatë terroriste

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SPAK: Balluku mori rryshfet nga Arbër Abazi, një vilë
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Zhvillim 10 Shtator, 2026
Si planifikon Rama të hipotekohet Shqipëria nxitimthi me një procedurë të re?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
Vangjel Tavo promovon “bekimin” e priftit në shkollë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
Ligji i ri në Kuvend për sekuestrimet, Shteti merr përsipër përfundimin e pallateve të lëna përgjysmë
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.