KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria kontrakton auditues të jashtëm për të hetuar vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria kontrakton auditues të jashtëm për të hetuar vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë
AktualeFinanceKorrupsionKryesore

Qeveria kontrakton auditues të jashtëm për të hetuar vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 11:45 am
231 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Financave shpalli një tender me vlerë 370 mijë euro për kontraktimin e një audituesi të jashtëm, i cili do të hetojë grantet e dhëna nga AZHBR në kuadër të programit IPARD. Përveç evidentimit të korrupsionit, audituesi do të duhet të identifikojë risqet ndaj të cilave janë ekspozuar fondet e Bashkimit Europian si dhe si dhe të ofrojë siguri të arsyeshme se sistemi është përmirësuar.

“Objektivi kryesor i këtij auditimi do të jetë identifikimi i risqeve ndaj të cilave mund të jenë ekspozuar fondet e BE-së për 4 thirrjet e Proramit IPARD II, në kontekstin e përzgjedhjes së projekteve në lidhje me gjetjet e Raportit të OLAF; si dhe të ofrojë siguri të arsyeshme se përmirësimet e bëra në sistemet e menaxhimit të kontrollit të brendshëm parandalojnë shfaqjen e këtyre parregullsive në të ardhmen,” thuhet në dokumentat e tenderit.

Fusha e auditimit do të përfshijë një rishikim dhe hetim të plotë të të gjitha marrëveshjeve të granteve në kuadër të katër thirrjeve për aplikime të programit IPARD II, përveç 54 marrëveshjeve të granteve të audituara më parë nga OLAF për të vlerësuar përputhshmërinë me kuadrin rregullator të BE-së dhe kombëtar në lidhje me marrëveshjet e granteve. Puna do të kryhet përmes auditimit dhe hetimit të një mostre (kampioni) të bazuar në risk të praktikave të granteve për të identifikuar parregullsitë e mundshme dhe për të siguruar mbulimin e plotë të fushës së auditimit.

Fondet që Bashkimi Europian jep për bujqësinë shqiptare përmes programit IPARD u shndërruan në një nga skandalet më të mëdha në vend për shkak të korrupsionit. Gjatë zbatimit të Programit IPARD II, në Shkurt 2021, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) kreu një hetim në Agjencinë IPARD, duke marrë 54 dosje nga thirrjet 1 dhe 2.

Pas përfundimit të hetimeve, në Korrik 2023, Komisioni Evropian njoftoi autoritetet shqiptare se për shkak të informacionit paraprak të marrë nga OLAF, Komisioni do të ndërpresë përkohësisht rimbursimin e pagesave për Shqipërinë deri në marrjen e masave korrigjuese. Në raport, janë identifikuar disa gjetje me parregullsi serioze, mashtrime, konflikt interesi në disa projekte të financuara nga Programi IPARD II, si dhe mos arritja e AZHBR-së për të identifikuar sinjalet e parregullsive, dhe parandalimin tyre.

Programi IPARD

Shqipëria u akreditua nga Komisioni Evropian për zbatimin e Programit IPARD II me firmosjen e Marrëveshjes së Financimit në Maj të vitit 2018, me një buxhet prej 94.3 milion Euro, prej të cilave 71 milion Euro ishte kontributi i BE dhe 23.3 milion Euro kontributi kombëtar.

Agjencia IPARD gjatë zbatimit të programit hapi 4 thirrje për aplikime për tre (3) masa investimi: 1, 3 dhe 7. Progresi i zbatimit për secilën thirrje deri më tani është si më poshtë:
• Thirrja e parë: janë nënshkruar 126 kontrata me një buxhet prej 16.85 mln EURO (kontribut i BE), nga të cilat 123 projeke janë zbatuar dhe pagesa është disbursuar.
• Thirrja e dytë: janë nënshkruar 173 kontrata me një buxhet prej 21.24 mln EURO (kontribut i BE), nga të cilat 161 projeke janë zbatuar dhe pagesa është disbursuar.
• Thirrja e tretë: janë nënshkruar 145 kontrata me një buxhet prej 18.62 mln EURO (kontribut i BE), nga të cilat 119 projeke janë zbatuar dhe pagesa është disbursuar.
• Thirrja e katërt: janë nënshkruar 36 kontrata me një buxhet prej 4.85 mln EURO (kontribut i BE), nga të cilat 12 projekte janë zbatuar.

Por pas shpërthimit të skandalit, prgrami u pezullua. Qeveria shqiptare po përpiqet të bindë Bashkimin Europian që të zhbllokojë lëvrimin e fondeve, por Brukseli kërkon garanci që paratë nuk do të vidhen sërish, ashtu siç u konstatua nga hetimi i OLAF.

Në vijim të komunikimeve me shërbimet e Komisionit Evropian , përpara se Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimit Rural (DG AGRI) të marrë një vendim përfundimtar për korrigjimin financiar të Programit, autoritetet shqiptare janë të ftuara të përcaktojnë ekspozimin e riskut e të të gjitha pagesave të bëra nga IPARD II, si dhe të vlerësojnë për të katër thirrjet e aplikimeve nëse gjetjet/problemet e identifikuara nga OLAF kanë ndodhur edhe në raste të tjera.

Për këtë qëllim, qeveria është detyruar të kontraktojë audituesin e jashtëm, i cili do të ekspozojë të gjitha parregullsitë me fondet e shpërndara deri më tani dhe do të certifikojë për llogari të BE-së nëse AZHBR ka korrigjuar ose jo defektet që bënë të mundura këto abuzime.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gonxhja u bën thirrje institucioneve publike të rrisin çmimet e tenderave
Artikulli tjetër Pse SPAK nuk heton Nasip Naço-n, Agron Çelën dhe Vangjel Tavon ?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.