KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Apeli refuzon garancinë pasurore dhe lë në burg Veliajn
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Apeli refuzon garancinë pasurore dhe lë në burg Veliajn
AktualeFokusKryesorePolitike

Apeli refuzon garancinë pasurore dhe lë në burg Veliajn

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2026 1:04 pm
393 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të martën një ankim nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila kishte refuzuar kërkesën për lirim me garanci pasurore të bërë nga Veliaj.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Nerina Kosova. Në një njoftim për shtyp, Gjykata e Posaçme e Apelit bëri me dije se Veliaj kishte kërkuar: “Zëvendësimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, me një masë sigurimi më të butë si ‘Garancia pasurore’, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale ose ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”. Ky kërkim u rrëzua më 1 shkurt nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli vendosi të lërë në fuqi këtë vendim.

“Miratimin e vendimit nr. 118, datë 01.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para të cilat janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Çështja ndaj Veliajt dhe të tjerëve kaloi për gjykim më 9 shkurt të këtij viti.

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u shkatërrua lumi Shkumbin me bekimin e qeverisë?
Artikulli tjetër Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.