KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ashpërsohet retorika mes Kurtit dhe Vuçiçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ashpërsohet retorika mes Kurtit dhe Vuçiçit
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Ashpërsohet retorika mes Kurtit dhe Vuçiçit

Përditësimi i fundit: 22 Korrik, 2025 7:54 am
225 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza në distancë, duke akuzuar njëri-tjetrin me “synime për destabilizim të rajonit”. Shkak i këtyre deklaratave të ndërsjella akuzuese u bë shqiptimi i një muaji paraburgim ndaj zëvendësit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç nga autoritetet kosovare. Popoviç gjatë një tubimi në një lokalitet të Kosovës e quajti ish-UÇK-në organizatë terroriste, për autoritetet e Kosovës kjo ishte  gjuhë nxitëse.

Kurti: Deklaratat e Vuçiçit rrezik për sigurinë e rajonit

Pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili e paralajmëroi Kosovën për pasoja të rënda ka reaguar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Gjatë një konference për media të hënën (21.07), Kurti u shpreh, se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pasi Kosova i shqiptoi një muaj paraburgim një zyrtari qeveritar serb, janë kërcënuese dhe nuk duhen neglizhuar, pasi sipas tij “rrezikojnë sigurinë e rajonit”.

“Deklaratat e presidentit Vuçiç të bëra më 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike, me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet më si qëndrim individual, por politikë shtetërore,” tha Kurti. Sipas tij, “në këtë mënyrë, Beogradi zyrtar tregon qartazi se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon”.

“Deklarata të tilla përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ato nuk duhen neglizhuar, sepse vijnë nga një udhëheqës që kontrollon aparatin ushtarak dhe strukturat e sigurisë së një shteti që historikisht ka shkelur të drejtat e popujve fqinj, përfshirë kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidin”, deklaroi Kurti.

Vuçiç: Kosova do të ketë “pasoja të paparashikueshme”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pas arrestimit nga policia e Kosovës të Igor Popoviç, tha se Albin Kurti “dëshiron të shkaktojë incidente në Ballkan”, duke paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”. Gjykata Themelore në Prishtinë pas arrestimit i caktoi një muaj paraburgim Igor Popoviçit, ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviç tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe se dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor.  Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se Serbia do të reagojë “në një mënyrë shumë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”.

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës,  Albin Kurti, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të reagojë qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiçit”. Kurti u bëri thirrje po ashtu qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, pasi sipas Kurtit, “ka indikacione për provokime dhe ndaliqme arbitrare të qytetarëve të Kosovës”.

Ndalimi i Igor Popoviçit

Igor Popoviç, zëvendësshef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u ndalua më 18 korrik në Kosovë pasi, sipas autoriteteve, gjatë një fjalimi në Hoçë të Madhe, një lokalitet i banuar me serbë në qendër të Kosovës, ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste” dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Pas këtij fjalimi në Rahovec, Popoviç u ndalua në pikën kufitare në Bërnjak kur po kthehej në Serbi dhe u dërgua në mbajtje policore.

Sipas autoriteteve kosovare të drejtësisë, ai akuzohet “për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit etnik”. Sipas z. Kurti, Popoviç “nuk është përjashtim dhe ai po trajtohet nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Në anën tjetër, Prokuroria në Beograd njoftoi po ashtu të hënën se i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, “me qëllim të identifikimit të personave” që e kanë arrestuar Popoviçin. Sipas prokurorisë serbe, “ekzistojnë elemente të veprës penale të rrëmbimit”. Autoritetet e Serbisë, për këtë rast, kanë njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Popoviç pas arrestimit dhe shqiptimit të masës së arrestit për 30 ditë, të cilën e kanë cilësuar po ashtu si “vendim politik” të Prishtinës zyrtare.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos
Artikulli tjetër Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.