KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE-ja mirëpret krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BE-ja mirëpret krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
AktualeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

BE-ja mirëpret krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Përditësimi i fundit: 12 Shkurt, 2026 9:15 am
253 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Formimi i qeverisë së re të Kosovës cilësohet si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokim politik. Drejtuesja e BE  të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian Kaja Kallas uroi Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër i qeverisë së Kosovës, duke thënë se “ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.

“Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas në platformën X, duke paralajmëruar kështu një takim ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Kallas, pas krijimit të qeverisë së re, ajo që ka rëndësi është që të ecët me shpejtësi me reformat. “Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi më tej Kallas.

Kurti: Dialog konstruktiv, jo ndërhyrje në çështje të brendshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit foli shkurt edhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke kërkuar dialog konstruktiv.  “Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv, marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit. Normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve si raport i jashtëm, e jo ndërhyrje në çështje të brendshme”, tha Kurti.

Ndër punët e para të qeverisë së tij, Kurti përmendi domosdoshmërinë e miratimit në parlament të marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me marrjen e fondeve të BE-së për Kosovën, të bllokuara prej një viti.

Kos: “Lajm i mirë nga Prishtina sot

Edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e përshëndeti formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe uroi kryeministrin Kurti, duke u shprehur se “pret me padurim për të vizituar Kosovën”. “Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, shkroi Marta Kos në platformën X.

Böttcher: Gjermania një partnere e fortë dhe e besueshme

Ndër të parat nga ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë që përshëndeti konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e qeverisë së Kosovës ishte Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes zëvendësambasadorit Christian Böttcher. “Duke u ndërtuar në marrëdhënie të ngushta dhe unike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mezi presim të vazhdojmë dhe thellojmë më tej bashkëpunimin tonë bilateral në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm – Gjermaninë”, shkroi Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Spiropali: “Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare”

Krijimin e institucioneve të reja, konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë së re të Kosovës e përshëndeti edhe ministrja e jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila uron, siç thotë për këtë, “përgjegjësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës”. “Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët evropian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike”, shkroi Spiropali.

Me dy seanca të njëpasnjëshme të mërkurën në mbrëmje (11.02.2026), u konstituua Kuvendi i Kosovës dhe u formua qeveria e re me kryeministër Albin Kurti. Pas konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të qeverisë, u hap rruga për zgjedhjen edhe të presidentes apo presidentit të vendit, ku afati i fundit për këtë votim në parlament është 4 marsi. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka mandat deri më 4 prill dhe, sipas Kushtetutës, presidenti i ri nuk mund të zgjidhet më vonë se 30 ditë para kësaj date. Vjosa Osmani tashmë është deklaruar se dëshiron edhe një mandat pesëvjeçar në krye të shtetit, por tash për tash ende nuk dihet nëse arrin të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në rast se deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti, vendi, sipas Kushtetutës, automatikisht shkon në zgjedhje të reja.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit
Artikulli tjetër BE-ja ashpërson ligjet e azilit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.