KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE mbyll Kapitullin 20 për anëtarësimin e Shqipërisë, kërkon fundin e ligjit për investimet strategjike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE mbyll Kapitullin 20 për anëtarësimin e Shqipërisë, kërkon fundin e ligjit për investimet strategjike
AnalizeKomentKryesorePolitikeZhvillim

BE mbyll Kapitullin 20 për anëtarësimin e Shqipërisë, kërkon fundin e ligjit për investimet strategjike

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 9:43 am
13 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se Shqipëria ka përmbushur kriterin për mbylljen e Kapitullit 20, që mbulon politikat e sipërmarrjes dhe industrisë.

Megjithatë, pozicioni zyrtar i BE-së evidenton një sërë detyrimesh që vendi duhet të përmbushë gjatë procesit të integrimit, nga ndryshimi i legjislacionit për investimet deri te lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.

Në dokumentin e datës 9 tetor, që përcakton qëndrimin e përbashkët të BE-së për Kapitullin 20, Brukseli vlerëson përafrimin e Shqipërisë me politikat evropiane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe miratimin e Strategjisë për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve.

Sipas dokumentit, kjo strategji është kryesisht në përputhje me orientimet e politikës industriale evropiane, ndërsa Shqipërisë i kërkohet të monitorojë zbatimin e saj dhe të raportojë rregullisht mbi përparimin.

Megjithatë, një nga kërkesat më konkrete lidhet me legjislacionin për investimet strategjike.

BE-ja i kujton Shqipërisë se duhet të shfuqizojë deri në fund të vitit ligjin për investimet strategjike dhe të miratojë një ligj të unifikuar për investimet, plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian.

Sipas Brukselit, kuadri i ri duhet të krijojë një regjim gjithëpërfshirës investimesh, të nevojshëm për zhvillimin e partneriteteve publike-private dhe bashkëpunimit mes bizneseve.

Një tjetër fushë ku kërkohet vëmendje është turizmi. BE-ja njeh përparimin e Shqipërisë në përafrimin e politikave sektoriale, por kërkon përmirësimin e të dhënave për turizmin dhe monitorimin e flukseve turistike.

Dokumenti thekson nevojën për mbrojtjen e mjedisit, pasurive natyrore dhe kulturore, si dhe për garantimin që zhvillimi i turizmit të sjellë përfitime gjithëpërfshirëse për komunitetet lokale.

Përafrim i mëtejshëm kërkohet edhe në ndërtim, miniera, lëndë të para kritike, mbrojtje dhe industrinë e çelikut. Për lëndët e para kritike, BE-ja nxit zbatimin e rregullores përkatëse evropiane përpara anëtarësimit.

Pavarësisht përmbushjes së kriterit për mbylljen e kapitullit, Brukseli rikthen vëmendjen edhe te korrupsioni dhe ekonomia informale.

BE-ja kërkon forcimin e institucioneve dhe strategjive kundër korrupsionit, veçanërisht përmes shërbimeve publike të digjitalizuara, transparente dhe të përgjegjshme, përfshirë regjistrimin e pronës, si dhe garantimin e transparencës në prokurimet publike dhe mbështetjen për bizneset.

Dokumenti përcakton se, në këtë fazë, Kapitulli 20 nuk kërkon negociata të mëtejshme. Megjithatë, monitorimi i përafrimit ligjor dhe zbatimit të reformave do të vazhdojë përgjatë negociatave, ndërsa BE-ja rezervon të drejtën t’i rikthehet kapitullit nëse është e nevojshme.

 

Marrë nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri

Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?

Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!

Qeveria nuk ka faj asnjëherë

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Kosovën
Artikulli tjetër Meloni përgatit masa të ashpra pas trazirave në Milano

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
Fokus Koment Kryesore Kulture Sociale 20 Tetor, 2026
Ku përfundojnë mbetjet?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.