KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Kosovën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Kosovën
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Kosovën

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 9:41 am
20 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të diskutojë sot për situatën në Kosovë, me fokus zhvillimet politike, sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Mbledhja pritet të nisë në orën 21:00 sipas kohës së Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, do të prezantojë raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.

Sipas raportit, situata e përgjithshme e sigurisë ka mbetur e qëndrueshme, por janë evidentuar vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe përparim i kufizuar në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Në diskutime pritet të përfshihen edhe zhvillimet politike në vend, përfshirë formimin e qeverisë në shtator dhe zgjedhjen e Justina Pula-Shirokës presidente më 7 tetor.

Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe situatës në veri të Kosovës, të cilën raporti e përshkruan si të qetë, por të brishtë, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Po ashtu, në fokus do të jenë dialogu Kosovë-Serbi, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë, si dhe përgjegjësia për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Raporti trajton edhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Sipas të dhënave, deri më 15 shtator 2026, fati i 1 mijë e 579 personave vazhdonte të mbetej i pazbardhur.

Një tjetër temë e diskutimit pritet të jetë e ardhmja e UNMIK-ut, për të cilën shtetet anëtare kanë qëndrime të ndryshme.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Kjo është mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit të Sigurimit për Kosovën gjatë vitit 2026.

 

Marrë nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri

Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?

Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!

Qeveria nuk ka faj asnjëherë

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zhgënjimi që ushqen revoltën kundër Ramës
Artikulli tjetër BE mbyll Kapitullin 20 për anëtarësimin e Shqipërisë, kërkon fundin e ligjit për investimet strategjike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
Fokus Koment Kryesore Kulture Sociale 20 Tetor, 2026
Ku përfundojnë mbetjet?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.