KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BKH nga sot me drejtor të ri! Zgjidhet unanimisht Joni Keta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BKH nga sot me drejtor të ri! Zgjidhet unanimisht Joni Keta
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

BKH nga sot me drejtor të ri! Zgjidhet unanimisht Joni Keta

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 12:22 pm
287 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi këtë të martë propozimin e SPAK që Joni Keta të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vendimi erdhi pasi komisioni i posaçëm i ngritur nga SPAK, i drejtuar nga Altin Dumani dhe me anëtarë Arben Kraja e Behar Dibra, e vlerësoi Ketën si kandidatin më të përshtatshëm për këtë detyrë. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, KLP vendosi ditën e sotme që Keta të jetë kreu i ri i FBI-së shqiptare.

“Mandati i tij do të jetë 5 vjeçar, duke filluar nga data 9 dhjetor 2025. Të njoftohet SPAK dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit. Vendimi hyn menjëherë në fuqi”, tha kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani.

Keta, i cili deri sot mbante pozicionin e zëvendësdrejtuesit dhe drejtuesit të komanduar të BKH-së, ishte ndër oficerët e parë të kësaj strukture. Emri i tij u propozua nga Dumani, Kraja dhe Dibra. Ndërkohë që Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano ishin kandidatët të cilët ju futën kësaj gare, mirëpo u skualifikuan më herët.

Joni Keta e ka nisur karrierën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ndërsa pas krijimit të SPAK dhe BKH-së u përfshi në këtë strukturë të re, me mision të posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vitin 2024 ai fitoi garën për postin e zv.drejtuesit, ndërsa sot merr drejtimin e institucionit që shpesh cilësohet si “FBI-ja shqiptare”.

Ai vjen nga një familje e njohur në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe historisë së vendit. I ati, Hysen Keta, ka drejtuar Prokurorinë e Përmetit dhe ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Kush është Joni Keta: 

Joni Keta ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ai ka një karrierë vetëm në ngjitje në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta garoi për t’u përfshirë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky institucion konsiderohet si “FBI-ja shqiptare” dhe oficerët specialë garantojnë zbatimin e ligjit në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nën udhëheqjen e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim parandalimin, zbulimin, goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj. Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar.

Ai është djali i prokurorit Hysen Keta, i cili për pesë vite ka drejtuar Prokurorinë e Përmetit.

Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror, ai ka punuar për një periudhë edhe si avokat. Për më shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua me dekret të Presidentit, në Prokurorinë e Tiranës.

Në vitin 2017, Keta u komandua drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2022, kur u komanduar si Këshilltar i Etikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për një mandat 5-vjeçar. Hysen Keta u shkarkua nga shkalla e parë e vettingut por arriti t’i provonte KPA-së se duhet të kthehej në detyrë dhe ashtu ndodhi. Vendimi i parë u prish.

Nga ana e babait, Joni Keta është dhe nipi i Myslym Ketës, i cili për kontributin e tij të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare është nderuar me titullin “Hero i Popullit”. Myslym Keta, babai i prokurorit Hysen Keta, ka pasur gradën “Kolonel” dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në themelimin e Armatës së tankeve.

Gjithashtu, redaksia e newsbomb.al mëson se Joni Keta është edhe djali i profesoreshës së njohur Majlinda Keta, e cila aktualisht shërben si lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës.

Ajo njihet publikisht si aktiviste e të majtës shqiptare (vitet e fundit mban një profil të ulët publik) dhe ish-anëtare e Asamblesë së Partisë Socialiste. Mirëpo, pas mandatit të parë qeverisës të Edi Ramës, Majlinda Keta u rreshtua publikisht në anën e kritikëve të pushtetit, duke e ndarë Partinë Socialiste nga Rilindja.

Karriera vetëm në rritje e Joni Ketës nuk mund të ishte krejt rastësore. Ai është veç të tjerash nipi i Bahri Shaqirit, ish-drejtuesit më jetëgjatë të Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili ka shërbyer dhe si zëvendësministër në qeverinë “Rama 1”, si dhe Këshilltar i Presidentit të Republikës.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Botërori më i shtrenjtë në histori, anglezët denoncojnë çmimin e biletave
Artikulli tjetër Zyrtarë të Guardia Di Fianza janë ndaluar në Portin e Durrësit! Qëndruan për 12 orë në Shqipëri me pajisje përgjimi në automjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.