KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane
AnalizeBotaEkonomiOpinionPolitikeZhvillim

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2025 10:52 am
172 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja: Mijëra fluturime kërcënohen me anulime në aeroportet kryesore të SHBA-së duke filluar nga e premtja. Arsyeja është mungesa e pagesës për kontrollorët e trafikut ajror për shkak të mosmarrëveshjes për buxhetin.

“Askush nuk fiton në një mbyllje të qeverisë”, u shpreh senatori republikan Mike Rounds për CNBC. Ai tha se SHBA-të po humbasin 15 miliardë dollarë në prodhim ekonomik çdo javë si rezultat. Por ai beson se pas fitores së demokratëve në zgjedhje, më në fund mund të arrihet një kompromis për të miratuar buxhetin dhe për t’i dhënë fund mbylljes. Ai tha se tani do të përpiqen të diskutojnë mundësi të ndryshme me kolegët e tyre demokratë dhe është optimist se kjo tani do të jetë e mundur.

Që nga tetori SHBA ngec në krizën buxhetore: Javë pritjeje,  vonesa në pagesa,  pushime të detyruara nga puna: shumë gjëra kanë qenë në ngërç ose mezi kanë funksionuar në SHBA. Kongresi është përfshirë në një mosmarrëveshje për buxhetin. Bllokimi tani ka arritur një kohëzgjatje rekord.

Paraliza e pjesshme e operacioneve qeveritare në SHBA është më e gjata në historinë e vendit, me pasoja serioze për popullsinë dhe ekonominë dhe po ndikon gjithashtu në jetën e përditshme të amerikanëve.

Shumë punonjës federalë nuk janë paguar që nga tetori. Ata që mbështeten në ndihmën ushqimore aktualisht po përballen me kohë më të gjata pritjeje për ushqimet. Institucionet që konsiderohen me rëndësi jo thelbësore, siç është Zyra e Statistikave të Punës, janë detyruar të mbyllin ose të largojnë punonjësit e tyre nga puna.

Luftë për pushtet në Kongres

Në realitet, Kongresi Amerikan duhet të kishte rënë dakord për një buxhet të ri federal para fundit të shtatorit. Megjithatë, një propozim për buxhet kalimtar i paraqitur nga Partia Republikane e Trumpit nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në Kongres. Më parë, një propozim i Demokratëve gjithashtu pati dështuar. Pa fonde buxhetore në dispozicion, disa operacione qeveritare janë pezulluar.

Faji po u vihet kryesisht republikanëve. Sondazhet e kanë treguar këtë që nga dita e parë, dhe madje edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump e pranoi këtë për herë të parë pas fitoreve të fundit zgjedhore të demokratëve. Megjithatë, ai menjëherë kaloi përsëri në sulm me deklaratën: “Demokratët radikalë në Senat nuk kanë treguar asnjë interes për rihapjen e qeverisë”.

Në Uashington, lufta për pushtet ka qenë e ndezur midis Republikanëve dhe Demokratëve prej shumë kohësh. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. Edhe pse Republikanët mbajnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, ata kanë nevojë për votat e Demokratëve për të ndëprerë bllokimin e buxhetit.

Konflikt veçanërisht për subvencionet e sigurimeve shëndetësore

Demokratët duan të përmbysin shkurtimet në programin publik të mirëqenies sociale për individët me të ardhura të ulëta. Këto shkurtime ishin pjesë e reformës së madhe tatimore të Trumpit. Republikanët kundërshtojnë çdo ndryshim, duke argumentuar se ligji u miratua vetëm këtë verë. Partia e Trumpit dëshiron të kufizojë subvencionet për sigurimet shëndetësore private. Këto subvencione do të ishin të vlefshme vetëm për dy vjet dhe vetëm për individët me status të ligjshëm të rezidentit.

Demokratët, nga ana tjetër, besojnë se këto subvencione duhet të ruhen në plan afatgjatë, për t’u garantuar miliona amerikanëve qasje në sigurim shëndetësor të përballueshëm.

Buxhet kalimtar si opsion

Evoluimi i situatës në SHBA do të varet gjithmonë nga pyetja e mëposhtme: kur cila parti do të bëjë lëshime, duke hedhur kështu themelet për një buxhet të qëndrueshëm? Bllokimi më i gjatë e qeverisë deri më sot, në 2018/2019 gjatë mandatit të parë të Trumpit, zgjati 35 ditë. Në atë kohë, të dyja partitë filluan të pajtoheshin vetëm pasi shumica e popullsisë i bëri republikanët përgjegjës për bllokimin e buxhetit dhe humbjet ekonomike u shtuan. Më 25 janar 2019, Trump nënshkroi legjislacionin që lejonte rifillimin e pjesshëm të operacioneve qeveritare.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

DW jehonë protestës në Tiranë

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit/ Protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston

Zjarret në vend/ 12 vatra ende aktive

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona

Champions/ Spektakël në natën e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, “gjasa të pakta” për qeverinë Konjufca
Artikulli tjetër “Zotëria i parë” në krah të kryeministrit të Holandës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
Analize Bota Koment Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.