KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
AnalizeBotaKomentPolitikeZhvillim

Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 7:15 am
4 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Britania e Madhe do të ndalojë në të ardhmen importin e mallrave nga ngulimet izraelitenë Bregun Perëndimor të lumit Jordan, të cilat përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Këtë e njoftoi ministri i Jashtëm Ed Miliband në një fjalim para Dhomës së Ulët në Londër. Ai tha se këto vendbanime janë të paligjshme.

Mbretëria e Bashkuar do t’i konsiderojë tani si të paligjshme jo vetëm ngulimet izraelite, por të gjithë pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor të lumit Jordan. Sipas Miliband sanksione do të vendosen edhe ndaj kujtdo që mbështet ose financon ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme. Ndalimi i tregtisë pritet të hyjë në fuqi brenda gjashtë deri në nëntë muajve.

Njoftimi i qeverisë së Londrës përbën një riorientim të politikës së jashtme britanike. Qeveria e kryeministrit të mëparshëm Keir Starmer ishte dukshëm më e butë në kritikat e saj ndaj politikës izraelite të ngulimeve.

Sipas ekspertëve vendimi i Britanisë së Madhe ka mbi të gjitha karakter simbolik dhe ndikimet ekonomike të sanksioneve pritet të jenë të kufizuara. Prodhimet kryesore që vijnë nga ngulimet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan janë hurmat, agrumet, bimët aromatike dhe vera. Këto përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të eksporteve të përgjithshme izraelite.

Izraeli njofton mbylljen e konsullatës britanike

Presidenti i Izraelit, Izhak Herzog, e kritikoi vendimin e Britanisë së Madhe, duke e cilësuar atë si një “gabim të rëndë vlerësimi”. Ai u shpreh gjithashtu për një “ndërhyrje” në zgjedhjet e ardhshme në Izrael, të cilat do të mbahen në fund të tetorit. Sipas parashikimeve kryeministri Benjamin Netanjahu pritet të përballet me një garë të fortë me opozitën.

Si reagim ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, njoftoi ndër të tjera, se Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem. Po ashtu Izraeli do të vendosë ndalim hyrjeje për dymbëdhjetë politikanë dhe aktivistë britanikë, mes tyre edhe ish-kreut të Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.

Dhuna e kolonëve është rritur ndjeshëm

Gjithsej dymbëdhjetë shtete, mes tyre Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Danimarka dhe vende të tjera, kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët se do të vendosin kufizime tregtare, ose do të shqyrtojnë masa të ngjashme, për mallrat që vijnë nga ngulimet izraelite që konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Sipas deklaratës Holanda, Irlanda, Belgjika, Spanja dhe Norvegjia e kanë ndaluar tashmë importin e mallrave nga këto vendbanime ose janë në proces të zbatimit të një ndalimi të tillë.

Gjermania nuk e ka nënshkruar këtë deklaratë, mmegjithatë edhe qeveria gjermane së fundmi e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë të ashpër veprimin e Izraelit në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Dhuna e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan është rritur në mënyrë dramatike. Izraeli e mban nën pushtim Bregun Perëndimor që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967. Përveç rreth tre milionë palestinezëve, atje jetojnë tashmë edhe më shumë se 500.000 kolonë izraelitë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  e vlerësoi në vitin 2024 politikën izraelite të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë qeveria aktuale e kryeministrit Benjamin Netanjahu po e nxit masivisht ndërtimin e vendbanimeve të tjera të reja.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’

Arben Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

DW jehonë protestës në Tiranë

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit/ Protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë
Artikulli tjetër Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zjarret në vend/ 12 vatra ende aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions/ Spektakël në natën e parë
Aktuale Analize Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.