Presidenti amerikan tha se një marrëveshje midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe mund të ndodhë “shumë shpejt” dhe se ai parashikon “një marrëveshje të vërtetë tregtare”, e cila mund të bëjë që Mbretëria e Bashkuar të shmangë llojin e tarifave që presidenti ka kërcënuar për disa nga partnerët e tjerë tregtarë të SHBA.
Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të vendosë tarifa – taksa importi – për shumë prej aleatëve të tij, duke përfshirë 25% për mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu urdhëroi një taksë importi prej 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyn në SHBA – gjë që mund të godasë Mbretërinë e Bashkuar.
Në një përpjekje për të bindur presidentin kundër tarifave në Mbretërinë e Bashkuar, Starmer tha se marrëdhënia tregtare SHBA-MB ishte “e drejtë, e balancuar dhe reciproke”.
Marrë nga Balkanweb.com