KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikë në Kosovë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Çfarë do të thotë të jesh grua në politikë në Kosovë?
OpinionPolitikeRajoniSociale

Çfarë do të thotë të jesh grua në politikë në Kosovë?

Përditësimi i fundit: 7 Qershor, 2025 1:18 pm
256 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u kërcënua dy herë me jetë së voni, ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci, u përfshi në përplasje me disa figura publike. Kjo na shtyu të pyesim: Si është përvoja e grave në politikë në Kosovë, dhe a ndikohet ajo nga gjinia e tyre? Për Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), përgjigja është e thjeshtë: Po.

“Gjuha seksiste dhe mizogjiniste është një prej pengesave kryesore”, thonë nga RRGK-ja.

Sipas organizatës, gratë përballen edhe me më shumë kërkesa për ta dëshmuar vlerën e tyre dhe bëhen shënjestra të fushatave dezinformuese, “që kanë synim ta minojnë besueshmërinë e tyre”.

Këtë e thonë edhe statistikat. Një hulumtim i vitit të kaluar, nga organizata Demokracia për Zhvillim (D4D), gjeti se kur gratë janë subjekt i lajmeve nëpër media, ato postime në rrjete sociale marrin tri herë më shumë reagime sesa lajmet e tjera – dhe se gati 90 për qind e komenteve me gjuhë të urrejtjes bëhen nga burrat.

Përvojat e një deputeteje dhe të një asambilisteje

Atë që statistikat e thonë në shifra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, dhe asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Vushtrri, Amire Ajeti, e konfirmojnë me përvojat e tyre.

“Shumë njerëz të shohin me dyshim kur je një grua e re, një vajzë e re në politikë. Shpesh është dashur ta dëshmoj dyfish më shumë sesa burrat kolegë se çka mund të bëj”, thotë Salihu.

Këtë vit, 27-vjeçarja nga Ferizaj, në kandidaturën e saj të parë në zgjedhje parlamentare, mori mbi 16 mijë vota. Ndërsa, Ajeti, në zgjedhjet për kuvendin komunal të Vushtrrisë më 2021, kishte dalë e dyta më e votuara nga lista e AAK-së, dhe gruaja e tretë me më së shumti vota në të gjithë komunën. Por, edhe për të, rrugëtimi në politikë ka qenë i shënuar me paragjykime.

“Ka pasur lloj-lloj komentesh që më kanë prekur. Sidomos komentet mbi moralin kanë qenë goditje e madhe për mua, [si] ‘femra e ku ta dimë kujt është’, ‘ku ta dimë kush e ka futur në garë’”, thotë Ajeti.

Se si do të ishte përvoja e tyre ndryshe po të kishin qenë burra, për Salihun – që thotë se veprimet e saj janë analizuar gjithnjë me llupë – është e qartë.

“Nuk do të isha gjykuar qysh vishem, qysh rri… Kam rrugëtuar me shokë që kanë pasur të njëjtat paraqitje televizive, të njëjtat kritika si unë, por nuk janë përballur me komente, gjuhë të urrejtjes dhe të pavërteta sa unë”, thotë ajo.

Edhe pse pohojnë se plot herë janë prekur nga komentet përplot gjuhë të urrejtjes, Salihu dhe Ajeti thonë se gjithnjë kanë qenë të sigurta për ta vazhduar rrugëtimin në politikë. Por, jo të gjitha vajzat e reja dhe gratë ndihen njëjtë.

Hezitimi i grave për përfshirje në politikë

Sipas të dhënave të organizatës Friedrich-Ebert Stiftung, nga vitet 2021 dhe 2022, gratë në Kosovë nuk tregojnë gatishmëri të lartë për t’u përfshirë në politikë, dhe gati 80 për qind thonë se as nuk do të merrnin pjesë në ndonjë protestë për vendime politike. Hezitimi i grave për përfshirje në skenën politike ndikohet nga përvojat e këqija të grave që veçse janë aktive në politikë.

“Kur gratë përballen me sfida të tilla si paragjykimet, kërcënimet e ofendimet, kjo mund të krijojë një atmosferë të pasigurisë dhe të frikës, duke i penguar vajzat e reja të angazhohen në politikë”, thonë nga RRGK-ja.

Lidhur me këtë temë nuk janë përgjigjur, me gjithë tentimet e Radios Evropa e Lirë, nga LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e as nga Presidenca e Kosovës. Salihu dhe Ajeti theksojnë se përkrahjen kryesore, përtej familjes së tyre, e kanë gjetur te gratë e tjera me më përvojë se ato në botën e politikës. Dhe, tani Ajeti synon ta bëjë të njëjtën për gratë e tjera.

“Dëshmi e fakt i gjallë që gratë mund t’ia arrijnë, pa i dëgjuar fjalët e burrave, pa u dekurajuar prej tyre, jam unë”, thotë Ajeti.

Që më shumë gra të kenë sukses në politikë, Salihu rekomandon mentorim dhe trajnime për shkathtësi të buta, dhe krijim të një “rrjeti të mbështetjes për gratë”. Pikërisht mungesa e një rrjeti të tillë ishte listuar si arsyeja e dytë kryesore pse gratë në Kosovë nuk janë më të përfshira në politikë, në një publikim të organizatës D4D. Dy arsyet tjera kryesore ishin përkujdesja për fëmijë dhe mungesa e përkrahjes nga vetë partitë politike.

 

Marre ngvaRadio Evropa e Lire

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryetarja e Bashkisë Tiranë i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e institucionit
Artikulli tjetër Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.