Pas samitit në Londër të dielën, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi një plan me katër pika për të punuar me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës dhe për ta mbrojtur atë nga agresioni i mëtejshëm rus.
Ja një vështrim i shpejtë se çfarë përfshihet në plan:
-Të vazhdojë ndihma ushtarake për Ukrainën dhe të vazhdojë të rritet presioni ekonomik ndaj Rusisë.
-Ukraina duhet të jetë e pranishme në çdo bisedim paqeje, dhe çdo paqe e qëndrueshme, duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e vendit.
-Në rast të një marrëveshje paqeje, aftësitë mbrojtëse të Ukrainës duhet të rriten për të penguar çdo pushtim të ardhshëm.
-Krimi i një “koalicioni të të vullnetshmëve” për të mbrojtur një marrëveshje në Ukrainë dhe për të garantuar paqen më pas.
Diku tjetër të dielën mbrëma, homologu francez i Starmer i tha gazetës ‘Le Figaro’ se Parisi dhe Londra duan të propozojnë një armëpushim një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës “në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike”.
Marrë nga BBC