KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cila do të ishte kostoja e vizitës së Vuçiçit në Moskë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Cila do të ishte kostoja e vizitës së Vuçiçit në Moskë?
AktualeAnalizeOpinionPolitikeRajoni

Cila do të ishte kostoja e vizitës së Vuçiçit në Moskë?

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 8:27 am
264 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Vizita e paralajmëruar shumë herë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Moskë, po shihet me shqetësim për shkak të pasojave të mundshme për rrugën evropiane të Serbisë.

Vendimin për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores kundër fashizmit më 9 maj, Vuçiç e bëri të ditur në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Nëse Vuçiç udhëton në Moskë, ku do të takohej për herë të parë fizikisht me Putinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kjo do të ketë pasoja serioze për procesin e integrimit evropian të Serbisë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë diplomati në pension, Sreqko Gjukiç.

“Kjo mund të jetë e dobishme për regjimin serb, por nuk është aspak e dobishme për rrugën evropiane të Serbisë, as për Bashkimin Evropian si një entitet i fuqishëm ekonomik e politik në arenën ndërkombëtare dhe, sigurisht, as për vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE”, shpjegon Gjukiç.

Çfarë thotë Brukseli?

Serbia është në negociata për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Ajo nuk është rreshtuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, dhe autoritetet në Beograd kanë vazhduar marrëdhëniet me Moskën edhe pas vitit 2022, përkundër paralajmërimeve nga Brukseli.

Paralajmërimi më i fundit erdhi nga komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, e cila vizitoi Beogradin në fund të prillit.

Në një konferencë për media më 29 prill, ajo tha se “është vendim i presidentit të Serbisë nëse do të shkojë në Moskë”, por paralajmëroi se nëse Vuçiq shkon, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të mbetet fuqishëm në rrugën evropiane”.

“Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin apo me ushtrinë e tij që vret njerëz në Ukrainë është thellësisht në kundërshtim me vlerat evropiane dhe vendimin e Këshillit të BE-së të vitit 2022 që shtetet anëtare të mos ndërmarrin asnjë veprim që do të legjitimonte Putinin dhe Rusinë”, tha Kos.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë ende përgjigje për pyetjet e REL-it lidhur me paralajmërimin e Vuçiqit për vizitën në Moskë.

Çfarë është në rrezik?

Pas vitesh balancimi mes Perëndimit dhe Lindjes, rruga evropiane e Serbisë është komprometuar, vlerëson ish-diplomati Gjukiç.

Ai thotë se në rast të shkuarjes së Vuçiçit në Moskë, “duhet pritur veprime të caktuara” nga Brukseli.

“Është e mundur që nga arsenali i pasur që BE ka ndaj Serbisë – përfshirë ndihmat financiare, donacionet, mbështetjen politike dhe regjimin pa viza – të gjitha ose një pjesë të rishikohen dhe të vihen në pikëpyetje”, thotë Gjukiç.

Bashkimi Evropian është partneri më i rëndësishëm tregtar i Serbisë. Nga vendet e BE-së vjen edhe pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte.

Gjukiç shton se afërsia e Serbisë me Rusinë nuk rrezikon vetëm rrugën e saj drejt BE-së, por ndikon negativisht edhe te shtetet e tjera kandidate për anëtarësim.

“Nuk është më e mundur të luhatet mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo duhet të marrë fund”, përfundon ai.

Kujt po i dërgon mesazh Vuçiç?

Për Jelica Kurjak, ish-ambasadore e Serbisë në Moskë, paralajmërimi i Vuçiçit për vizitën në Moskë është më shumë një mesazh për BE-në, sesa për Putinin.

“Ai ndoshta mendon se me këtë do t’i tregojë BE-së se nuk varet vetëm nga ata, se ka Rusinë pas vetes, dhe kështu përpiqet të forcojë imazhin e tij, për t’i bërë presion”, vlerëson Kurjak.

Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye tjetër e justifikueshme. Ajo përmend edhe kritikat që i janë bërë autoriteteve në Beograd nga BE-ja për shkak të protestave të zgjatura të studentëve, që kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad.

Sa i përket negociatave për kompaninë NIS dhe furnizimet me gaz natyror rus, Kurjak thotë se nuk është i nevojshëm një takim ballë për ballë mes Vuçiçit dhe Putinit.

“Në këtë rast konkret me NIS-in, nuk varet asgjë nga Rusia. Amerika ka vendosur sanksione ndaj kompanisë që bleu kompaninë tonë. Pra, Amerika do të vendosë kur dhe çfarë do të ndodhë”, thekson Kurjak.

SHBA-ja e shtyu për herë të tretë zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it në fund të prillit, edhe pse kompania është në listën e zezë që nga 10 janari për shkak të lidhjeve me Gasprom Neftin rus, që ndodhet nën sanksionet perëndimore për shkak të agresionit në Ukrainë.

Kur flitet për një marrëveshje të re për gazin, marrë parasysh që ajo aktuale skadon në fund të majit, Kurjak kujton se marrëveshja e fundit ishte arritur në maj 2022 – tre muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia – pa pasur nevojë që Vuçiç të shkonte në Moskë.

Kush e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Moskë?

Nga liderët evropianë, pjesëmarrjen në Moskë e kanë konfirmuar vetëm Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, një aleat i afërt i Kremlinit.

Vizitën e ka paralajmëruar edhe Milorad Dodik, presidenti i entitetit serb në Bosnje e Hercegovinës, Republika Srpska. Dodik është takuar disa herë me Putinin që nga fillimi i agresionit rus, për herë të fundit më 1 prill.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të qëndrojë në Rusi nga 7 deri më 9 maj, në kuadër të një vizite zyrtare që përfshin takime bilaterale dhe nënshkrim marrëveshjesh.

Sipas agjencisë shtetërore ruse RIA Novosti, pjesëmarrjen në paradë më 9 maj e kanë konfirmuar edhe presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit, Azerbajxhanit, Venezuelës, Brazilit dhe përfaqësues nga Kongo e Burkina Faso.

Ku ndodhet Serbia në rrugën drejt BE-së?

Që nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull negociues apo klaster të ri me BE-në. Për hapjen e një klasteri nevojitet konsensus i plotë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Që nga viti 2014, kur nisi zyrtarisht negociatat, Brukseli e ka përmendur vazhdimisht çështjen e marrëdhënieve me Kosovën si pengesën kryesore. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE ka ngecur.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Serbinë janë listuar probleme serioze si, gjendja e sundimit të ligjit, korrupsioni i përhapur, kontrolli shtetëror mbi mediat, ndikimi i qeverisë në gjyqësor, mungesa e dënimeve për krimet e luftës të viteve e ’90-ta dhe lartësimi i kriminelëve të luftës. Po ashtu është theksuar mospërputhja me politikën e jashtme të BE-së.

Gjatë vizitës së saj në Beograd, komisionerja Kos ka theksuar nevojën për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe përmirësimin e procesit zgjedhor.

“Punoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të jetë i mundur”, u shpreh Kos pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macuta, më 29 prill.

Serbia është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh një fond prej gjashtë miliardë eurosh. Megjithatë, për shkak të mungesës së përparimit në dialogun me Kosovën, as Serbia e as Kosova nuk kanë përfituar ende nga faza e parë e këtij plani që parasheh para në formë paradhënieje.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Buxheti në 3-mujorin e parë, ngadalësohen të ardhurat
Artikulli tjetër Franca e dënon planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.