KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes
AktualeKryesoreOpinionPolitike

“Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 10:52 am
169 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një aktivitet, në dukje social-kulturor, i zhvilluar mbrëmjen e së dielës dhe i mbështetur nga Bashkia e Tiranës për banorët e Kombinatit, shërbeu si një mbulesë për fushatë zgjedhore të Ministrit të Kulturës dhe kandidatit socialist për në Parlament, Blendi Gonxhja, në shkelje flagrante të ligjit elektoral.

Kodi Zgjedhor ndalon në mënyrë specifike përdorimin e fondeve publike gjatë fushatës zgjedhore. Por, në Bashkinë e Tiranës askush nuk shqetësohet për ligjin, pavarësisht se kryetari në detyrë, Erion Veliaj, si edhe një dyzinë drejtorësh të tij janë të arrestuar apo në gjykim penal.

Pasditen e së djelës, punonësit e Policisë Bashkiake rrethuan sheshin “Garibaldi”, zona qendrore e lagjes Kombinat, në kuadër të aktivitetit “Helldrift-Street Party”, një organizim, ku u prezantuan makina të fuqishme dhe automjete të vjetra, kryesisht të periudhës së komunizimit.

Aktiviteti organizohej nga “First Class Albania” dhe Bashkia e Tiranës.  Një aktivitet i tillë, i zhvilluar vetëm një javë para zgjedhjeve, në Kombinatin e harruar nga projektet kulturore dhe i lënë gërmadhë që prej tërmetit të nëntorit 2019, krijonte paraprakisht shijen e një projekti thellësisht elektoral.

Këtë “shije” e konfirmoi plotësisht Blendi Gonxhja, kandidat për deputet dhe i dërguari politik i Partisë Socialiste për fushatën elektorale në zonën e Kombinatit.

Organizatorët e aktivitetetit e kishin njoftuar disa ditë më parë në rrjete sociale. Por, paralelisht, këtë aktivitet e reklamonte në “Facebook” edhe kandidati Blendi Gonxhja.

Teorikisht, ky aktivitet, ishte një organizim privat, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës, në kuadër të jetën kulturore të qytetit. Megjithatë, ajo që ndodhi në terren, nuk ishte asgjë më shumë se sa fushatë elektorale në favor të Blendi Gonxhes dhe me financimin publik të taksave të qytetarëve.

Gonxhja ka publikuar një album të tërë fotografik nga ky aktivitet, duke marrë, praktikisht, rolin e organizatorit të aktivitetit.

“Adrenalinë, muzikë e mirë dhe energji pa fund në zemër të Kombinatit! Sheshi “Garibaldi” u ndez nga spektakli i driftit, efektet dhe ritmet që bashkuan qindra të rinj e qytetarë në një ngjarje e atmosferë të pa parë më parë në Kombinat!”, shkruan Gonxhja, në një postim, shoqëruar me foto, ku dallohet edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu.

Dyshimet që aktiviteti organizohej nga dhe për Blendi Gonxhen ishin edhe pjesëmarrja e disa makinave të vjetra, “Retro”.

Blendi Gonxhe, gjatë kohës që ishte titullar në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), i reklamonte shpesh makinat e tipit të vjetër, të cilat i konsideronte si “gurin e kurorës” së tij si drejtor.

Pikërisht, këto makina “retro”, gjendeshin në aktivitetin e së dielës në Kombinat, një fakt që plotësonte më së miri panoramën se organizimi kulturor, nuk ishte asgjë më shumë se sa një aktivitet elektoral, i kamufluar me ngjyra dhe zhurma automjetesh.

Pas “përzënies” së Erion Veliaj, nëpërmjet arrestimit për korrupsion dhe pastrim parash, Bashkia e Tiranës, e marrë tërësisht në kontroll nga kryeministri Edi Rama, po tregohet shumë dashamirëse me Blendi Gonxhen, njeriun që, më shumë mundësi, do të jetë kandidati kryesor i kryeministrit për të marrë drejtimin e pushtetit lokal në Tiranë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik
Artikulli tjetër ERE shpall një sërë HEC-esh private si Operatorë të Infrastrukturës Kritike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.