KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbardh takimet Rama-McGonigal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbardh takimet Rama-McGonigal
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbardh takimet Rama-McGonigal

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2025 11:00 am
213 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) publikoi këtë të enjte raportin e investigimit të tij për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Ky i fundit u shpall fajtor dhe u dënua në fund të vitit të kaluar për një sërë akuzash duke përfshirë lidhjet e tij me oligarkë rusë të sanksionuar dhe fshehje të udhëtimeve në Shqipëri. Në këtë raport flitet edhe për lidhjet me “Personin A” (i identifikuar si shqiptari Agron Neza) dhe “Personin B” (i identifikuar si ish-zyrtari shqiptar Dorian Duçka).

Në investigim përmenden edhe udhëtimet e McGonigal në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Edi Rama. Në raporti thuhet se gjatë vitit 2017, Dorian Duçka organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit Edi Rama në vendin tonë. Ky i fundit u takua sërish më ish-drejtuesin e FBI-së edhe në nëntor të 2017 sërish në Shqipëri.

“Më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një mesazh një fotografi të tij me Kryeministrin një miku personal dhe i dërgoi një mesazh një miku tjetër personal se Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe se kjo paraqiste “mundësi të shumta” – thuhet në raport.

Nuk dihet çfarë nënkuptonte ai me “mundësi të shumta”. Duhet nënvizuar se takimet me McGonigal i ka pranuar edhe vetë Rama.

“E kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa sepse unë në takimet e mia jam kryeministër i Shqipërisë dhe vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, evropianë apo të vendeve aleate, jam gjithmonë i gatshëm t’i pres” – është shprehur Rama kohë më parë.

Në raport, thuhet se McGonigal i ka fshehur kontaktet e tij me Duçkën dhe udhëtimet me të, siç duhej të bënte sipas politikës së FBI-së dhe si kusht për lejen e tij të sigurisë.

PJESË NGA DOSJA E DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË DREJTËSISË

McGonigal pati disa takime dhe biseda të tjera me Personin B gjatë disa muajve në vijim.
McGonigal u takua me Personin B disa herë në New York City, duke përfshirë një rast në të cilin Personi B la pushimet familjare në Florida për t’u takuar me McGonigal, Personin A dhe ish-agjentin e FBI-së në qershor 2017 dhe një rast tjetër në të cilin Personi B e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë.

Personi B gjithashtu priti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë udhëtimit të shtatorit 2017, Personi B organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, dhe McGonigal u takua përsëri me Kryeministrin gjatë udhëtimit të tij të dytë në Shqipëri 2 muaj më vonë.

McGonigal nuk ia zbuloi ekipit të çështjes së FBI-së kontaktin e tij të vazhdueshëm me Personin B. Sipas Agjentit Special Mbikëqyrës, McGonigal kërkonte shpesh përditësime të çështjes se kush do të arrestohej dhe kur, ndërkohë që nuk i zbulonte ekipit se ai po vazhdonte të takohej me Personin B.

McGonigal gjithashtu nuk i raportoi FBI-së kontaktet e tij të vazhdueshme me Personin B, një shtetas të huaj, dhe as nuk i raportoi siç duhet udhëtimet e tij jashtë vendit me Personin B, siç McGonigal duhej të bënte sipas politikës së FBI-së dhe si kusht për lejen e tij të sigurisë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ulet numri i nxënësve në qarkun e Korçës
Artikulli tjetër Zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner, jep dorëheqjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.