KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputetët e përjashtuar opozitarë tentojnë të hyjnë me forcë në seancën e Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Deputetët e përjashtuar opozitarë tentojnë të hyjnë me forcë në seancën e Kuvendit
AktualeOpinionPolitike

Deputetët e përjashtuar opozitarë tentojnë të hyjnë me forcë në seancën e Kuvendit

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 11:53 am
137 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili u mblodh të enjten në një seancë të rregullt plenare, duke shkaktuar kaos.

Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit.

Kuvendi i nisi punimet me deputetët e shumicës, të cilët shkuan në sallë një orë para nisjes së seancës për të shmangur përplasjet e mundshme me deputetë opozitarë, dhe me një grup të vogël deputetësh opozitarë.

Por, seanca u ndërpre, pasi deputetja opozitare, Elda Hoti, hodhi një lëndë që ajo tha se ishte “aromatizues”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi përjashtimin nga seanca të tre deputetëve të opozitës, pasi ata gjithashtu grumbulluan karrige para foltores për ta penguar punën.

Spiropali kërkoi të verifikohet se çfarë ishte lënda që hodhi deputetja Hoti në drejtim të deputetëve të shumicës, pasi tha se ka marrë ankesa nga deputetët së në sallë vjen erë benzinë, dhe se ka dyshime se ajo hodhi benzinë.

Tensionet pranë Kuvendit u rritën me kalimin e kohës dhe këmbëngulësinë e deputetëve opozotarë për ta çarë kordonin dhe me ardhjen e disa protestuesve mbështetës të opozitës.

Deputetë të opozitës, që morën pjesë në seancë, thanë se janë penguar dhe pretenduan se janë sulmuar nga punonjës të gardës.

Ata tentuan ta djegin një banderolë ku shkruhej “Edi Rama Mafia” para Kuvendit, por nuk u lejuan nga punonjësit e sigurisë.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike, Gazmend Bardhi, e quajti “akt të turpshëm” vendosjen e gardhit metalik përreth ndërtesës së kuvendit.

“Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm që, nga njëra anë, është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian, dhe, nga ana tjetër, rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët ‘armiq'”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Kohët e fundit opozita në Shqipëri ka protestuar në mënyra të ndryshme për ta kërkuar largimin e partisë në pushtet të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste, dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Deputetët – të cilët u përjashtuan më 2 tetor për një periudhë prej 10 deri në 60 ditë për shkak se dogjën ulëset e tyre në Kuvend – tentuan të hynin me forcë duke u përpjekur ta hiqnin gardhin metalik, por nuk u lejuan nga Garda.

Pranë ndërtesës së Kuvendit në gatishmëri janë edhe automjete të policisë dhe zjarrfikësve, për shkak të situatave të kaluara, kur janë djegur karrige dhe disa manekinë.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ai u dënua me një vit burgim për sajimin e një audio-përgjimi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

Javën e kaluar, opozita organizoi një protestë kundër burgosjes së Salianji, gjatë të cilës u hodhën mjete shpërthyese në drejtim të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera.

Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta.

Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike në lidhje me këtë protestë.

 

Marrë nga Radi Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BB: Ballkani Perëndimor me rritje ekonomike, por parashikimi për të ardhmen i pasigurt
Artikulli tjetër Pse Mali i Zi me më shumë serbë e me më pak malazezë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.