KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Donald Trump përsërit thirrjen se SHBA duhet të blejë Groenlandën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Donald Trump përsërit thirrjen se SHBA duhet të blejë Groenlandën
AnalizeBotaPolitike

Donald Trump përsërit thirrjen se SHBA duhet të blejë Groenlandën

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2024 9:54 am
109 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën e vendeve aleate me të cilat ai ka mospajtime para se të marrë detyrën më 20 janar.

Në një komunikatë të dielën ku njoftoi emërimin e ambasadorit të tij në Danimarkë, Trump shkroi se, “për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

Para se të përmendte Groenlandën, Trump kishte sugjeruar gjatë fundjavës, se Shtetet e Bashkuara mund të rimerrnin kontrollin mbi Kanalin e Panamasë, nëse nuk bëhet diçka për të ulur rritjen e kostove të transportit në këtë rrugë të rëndësishme ujore që lidh oqeanin Atlantik me oqeanin Paqësor.
Ai gjithashtu ka sugjeruar që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara dhe iu referua kryeministrit kanadez Justin Trudeau si “guvernator” i “shtetit të madh të Kanadasë”.

Groenlanda, ishulli më i madh në botë, ndodhet midis oqeanit Atlantik dhe Arktikut. Tetëdhjetë përqind e territorit të saj është e mbuluar nga një shtresë akulli. Aty gjendet edhe një bazë e madhe ushtarake amerikane. Groenlanda fitoi autonominë nga Danimarka në vitin 1979 dhe kreu i qeverisë së saj, Múte Bourup Egede, tha se thirrjet e fundit të Trump për ta marrë ishullin nën kontroll, janë po aq të pakuptimta sa ato të bëra në mandatin e tij të parë.

“Groenlanda është e jona. Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje”, tha ai në një deklaratë. “Ne nuk duhet të humbasim luftën tonë shumëvjeçare për liri.”

Presidenti Donald Trump anuloi vizitën e vitit 2019 në Danimarkë pasi oferta e tij për të blerë Groenlandën u refuzua nga Kopenhaga.

Ai gjithashtu sugjeroi të dielën se Shtetet e Bashkuara po “dëmtohen” në Kanalin e Panamasë.

“Nëse parimet morale dhe ligjore, të gjestit madhështor të dhënies së kontrollit të kanalit Panamasë nuk zbatohen, atëherë ne do të kërkojmë që ai t’i kthehet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plotësisht, shpejt dhe pa diskutim”, tha ai.

Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino, u përgjigj në një deklaratë me video se “çdo metër katror i kanalit i përket Panamasë dhe kjo do të vazhdojë kështu pa ndryshim”. Trump u përgjigj në faqen e tij të mediave sociale duke thënë: “Do të shohim nëse vërtetë ashtu do të ndodhë!”

Presidenti i zgjedhur postoi gjithashtu fotografinë e një flamuri amerikan të vendosur në zonën e kanalit nën fjalinë: “Mirë se erdhe në Kanalin e Shteteve të Bashkuara!”

Shtetet e Bashkuara e ndërtuan kanalin në fillim të viteve 1900, por ia kthyen kontrollin Panamasë më 31 dhjetor të vitit 1999, sipas një traktati të nënshkruar më 1977 nga Presidenti Jimmy Carter.

Kanali u përball me thatësirat e vitit 2023 duke u detyruar të zvogëlojë ndjeshëm numrin e kalimeve ditore të anijeve. Me më pak anije, administratorët rritën gjithashtu tarifat për të përdorur kanalin.

Presidenti i zgjedhur Trump publikoi kohë më parë edhe një fotografi të tij mbi një majë mali pranë një flamuri kanadez krahas mbishkrimit “kanadezët duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të (i Shteteve të Bashkuara)”.

Kryeministri kanadez Trudeau sugjeroi se Trump po bënte shaka për aneksimin e vendit të tij, por dyshja u takuan së fundmi në klubin e zotit Trump në Mar-a-Lago, në Florida. Takimi u mbajt pas kërcënimeve të zotit Trump për të vendosur një tarifë 25% për të gjitha mallrat kanadeze.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbreti Charles thyen traditën mbretërore me mesazhin e Krishtlindjes
Artikulli tjetër Nga 1 janari Whatsapp nuk do të funksionojë më në disa smartphonë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.