KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dorëhiqet Anuela Ristani: Largohem nga Bashkia e Tiranës pas 11 vitesh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dorëhiqet Anuela Ristani: Largohem nga Bashkia e Tiranës pas 11 vitesh
AktualeAnalizeKomentKryesorePolitike

Dorëhiqet Anuela Ristani: Largohem nga Bashkia e Tiranës pas 11 vitesh

Përditësimi i fundit: 31 Gusht, 2026 4:58 pm
17 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Anuela Ristani ka reaguar pas vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për t’i hequr të drejtat e deleguara, duke njoftuar largimin e saj pas më shumë se një dekade në shërbim të kryeqytetit. Përmes një mesazhi të gjatë, Ristani shpreh mirënjohjen për Tiranën dhe qytetarët, ndërsa thotë se largohet me “krenari, përulësi dhe plot dashuri” për qytetin.

“Pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit më të bukur në botë, largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Atë që të gjithë e lakmojnë, shumë e duan, por pak e kuptojnë.

Qyteti për të cilin fillova të punoj 11 vite më parë, kur kaloja distancën e shkurtër por të gjatë të sheshit “Skënderbej“ që vetëm shesh nuk mund të quhej, është sot pikë takimi për vizitorë nga e gjithë bota, që nuk dinë t’i vënë tamam një emër joshjes që ndjejnë, pasi pika më e fortë e Tiranës është ndjesia e mirë që të jep.

Jam pa masë mirënjohëse për të gjithë bashkëudhëtarët e kësaj përvoje të papërsëritshme, dhe për qytetarët që thyen paragjykime shekullore dhe stereotipe brezash për t’u shfaqur të bukur dhe krenarë në të gjithë botën.

Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës, asaj që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak më tonin e ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë.

Dhe sa për mua, unë do të mbetem gjithmonë “xhomllikse” edhe pse kam lindur në Tiranë të Re dhe jam rritur përtej oqeanit. Largohem sot me mbështetjen dhe dashurinë e atyre që për mua kanë më shumë rëndësi. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Ristani.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Pasqyrë” për çmimet teksa Shqipëria paguan si Europa

Si u paraqit Shqipëria si një nga “shtetet destabilizuese” të Malit të Zi

Të paguash dy herë për shëndetin dhe të besosh më pak

Kosovë/ Çfarë ka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Irani/ Shterpësi në strategjitë e Mossad-it

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë/ VV dhe LDK pajtohen për kandidatin konsensual për President
Artikulli tjetër Nga 1 shtatori, transporti publik redukton flotën e autobusëve me 20–30%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 2 Shtator, 2026
355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari: Gjurma e parasë, deri në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Fokus Sociale 2 Shtator, 2026
Helmohen 120 persona nga ndotja e ujit të pijshëm, në Fushë Arrëz
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
Transporti urban do t’i rikthehet normalitetit, qeveria premton subvencionimin e naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.