Në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme (15 shtator) po mbahet seanca e parë për dosjen “Partizani” me të pandehur kreun e PD-së Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë.
Berisha ka zgjedhur mos marrë pjesë në seancë por përfaqësohet nga avokatët e tij të cilët kanë kërkuar shpallen e pavlefshme të akuzave.
Në seancën e sotme gjyqësore, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake për shpalljen e pavlefshmërisë të gjithë akteve.
Gjokutaj shtoi më tej se prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, çka sipas tij, nuk është kompetencë e saj ligjore.
“Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj”, tha Gjokutaj.
Gjatë reagimit për mediat, Berisha ka theksuar se do të marrë pjesë në seancë vetëm nëse e këshillojnë avoketërit e tij.
Seanca nisi në orën 10:45, ku i pranishëm është vetëm Malltezi, ndërsa të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët. Në nisje të seancës kryetarja e trupit gjykues, Elsa Ulliri relatoi vendimin e gjyqtarit Erjon Çela që rrëzoi kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese të bërë nga avokatët e Sali Berishës.
Marrë nga Newsbomb.al