KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Drejtuesja e komisionit të Musk, në Kongresin amerikan: Pse USAID financoi përndjekjen e Berishës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Drejtuesja e komisionit të Musk, në Kongresin amerikan: Pse USAID financoi përndjekjen e Berishës?
AktualeFokusKomentKryesorePolitike

Drejtuesja e komisionit të Musk, në Kongresin amerikan: Pse USAID financoi përndjekjen e Berishës?

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2025 9:28 am
208 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni i posaçëm i efikasitetit të qeverisjes në Kongresin amerikan, i ngritur nga agjencia e Elon Musk, mbajti sot një seancë ku u fol për abuzimet me ndihmën e huaj.

Një nga dëshmitarët, një gazetar i njohur amerikan, Tyler O’Neil, tha se ndihma amerikane përmes USAID, është përdorur nga miliarderi majtist, George Soros për të përndjekur liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Kësaj çështje i bëri jehonë edhe kongresistja e njohur amerikane, Marjorie Taylor Greene, që bashkëdrejton këtë komision.

Ajo ngriti pyetjen se përse USAID dhe taksapaguesit amerikanë duhet të financonin përndjekjen e liderit opozitar.

PJESË NGA DEKLARATA:

Populli amerikan nuk dëshiron të të vazhdojë të financojë këto fushata propagandistike, ndryshime regjimesh, terroristët, iniciativat e LGBTQ dhe të tjera iniciativa globaliste të demokratëve.

Por edhe nëse njerëzit duan të vazhdojnë të mbështesin këto kauza, gjejeni pak, ata mund t’i mbështesin ato me paratë e tyre përmes donacioneve private.

Për shkak se realiteti është se ne jemi të falimentuar. Nëse qeveria amerikane do funksiononte si çdo biznes privat, çka duhet ta bëjë në fakt, do kishte falimentuar plotësisht.

Vitin e shkuar shpenzuam thuajse 2 trilion dollarë më shumë nga sa morëm. Qeveria amerikane nuk është organizatë bamirëse që duhet të përdoret dhe abuzohet nga burokracia për të implementuar axhendën e të majtës ekstreme dhe për ta imponuar në mbarë botën.

Edhe njëherë, 96 përqind e të gjithë kontributeve politike të punonjësve të USAID, shkojnë për kandidatët e Partisë Demokratike. Prandaj po i dëgjojmë këto ankesa.

Dera e hapur mes punonjësve të USAID dhe OJQ-ve që morën fondet e USAID është e pamohueshme.

Ndoshta ne duhet të marrin në konsideratë nëse fondet e USAID janë rikthyer në fushatat e demokratëve dhe kanë ndikuar zgjedhjet.

Pyetjet e vërteta, përgjigjet e të cilave duhet t’i dinë qytetarët amerikanë, janë këto:

Pse po financojmë 9 nga 10 media në Ukrainë?

Pse ish-administratorja e USAID, Samantha Power, po vizitonte Hungarinë me qëllimin e forcimit të institucioneve demokratike, kur Hungaria është një vend thellësisht demokratik dhe anëtare e BE dhe NATO-s?

Pse USAID po financonte programe të përbashkëta me fondacionet e Sorosit për të promovuar axhenda radikale sociale në botën në zhvillim?

Pse USAID është përfshirë në anulimin e zgjedhjeve në Rumani?

Pse USAID është përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri që rezultuan në përndjekjen e liderit të opozitës shqiptare?

Pse USAID po financon ligje censure në Brazil për të heshtur Bolsonaron?

Pse USAID po financon luftën civile në Siri?

Ajo që kemi mësuar këtu është se USAID është përdorur si mjet nga demokratët për të bërë lavazh truri në mbarë botën me propagandë globaliste, për të imponuar ndryshime regjimesh në mbarë botën.

Por, nëse USAID financoi terrorizmin që rezultoi në vdekjen e amerikanëve, ky komitet do bëjë padi penale.

E fundit, nëse ky është financimi që është bërë nga USAID, ajo duhet zhbërë.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të makinave u rrit me 7%
Artikulli tjetër Dokumenti: Rektori i Bujqësorit, Sallaku, 12 mijë euro për të lavdëruar inceneratorët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.