KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dronë misteriozë mbi Nju Xhersi? Vijnë reagimet e para nga Kongresi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Dronë misteriozë mbi Nju Xhersi? Vijnë reagimet e para nga Kongresi
BotaKomentPolitikeSociale

Dronë misteriozë mbi Nju Xhersi? Vijnë reagimet e para nga Kongresi

Përditësimi i fundit: 14 Dhjetor, 2024 8:37 am
109 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar natën, mbi zona të ndjeshme në Nju Xhersi dhe pjesë të tjera ndërmjet shteteve verilindore dhe juglindore të vendit, duhet “të goditen e të rrëzohen, nëse do të jetë e nevojshme”. Por deri tani mbetet e paqartë se kush i zotëron avionët pa pilot, ose nëse janë vërtet të tillë.

“Ne duhet të bëjmë disa analiza shumë urgjente të informacioneve të inteligjencës dhe t’i heqim ato nga qielli, veçanërisht nëse fluturojnë mbi aeroporte ose baza ushtarake”, tha të enjten senatori Richard Blumenthal ndërsa shqetësimet për dronët u përhapën në të gjithë Kongresin.

Persona të ndryshëm në rajonin e Nju Jorkut janë gjithashtu të shqetësuar se dronët po fluturojnë në të njëjtën hapësirë ajrore me linjat komerciale tha ai, duke kërkuar më shumë transparencë nga administrata Biden.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se pas një shqyrtimi të çështjes rezulton se shumë prej tyre në të vërtetë janë avionë me pilot që fluturojnë në mënyrë të ligjshme. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se nuk kishte njoftime se objektet ishin parë në ndonjë hapësirë ajrore ku ndalohet fluturimi. Ai tha se Roja Bregdetare nuk kishte zbuluar ndonjë përfshirje të ndonjë vendi të huaj nëpërmjet anijeve.

“Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që njoftimet për dronë të paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare ose publike, ose kanë një lidhje me ndonjë vend të huaj”, tha zoti Kirby.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se, ata nuk ishin dronë ushtarake amerikane.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të enjten pasdite, FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare thanë se, ata dhe agjencitë partnere federalë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Shtetit të Nju Xhersit, “kanë vendosur në punë personel dhe teknologji për të hetuar rreth situatës dhe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për dronë apo aeroplanë me pilot, apo thjesht për një pasqyrim të gabuar të asaj që persona të ndryshëm mund të kenë parë”.

Agjencitë thanë se nuk kanë vërtetuar asnjë nga njoftimet dhe se nga rishikimi i imazheve në dispozicion duket se shumë nga ata që janë njoftuar se ishin dronë, janë në të fakt avionë me pilotë.

Numri i personave që kanë njoftuar se kanë parë dronë është rritur ditët e fundit, por zyrtarët thonë se shumë nga objektet fluturuese mund të kenë qenë avionë dhe jo dronë. Po kështu ekziston mundësia që një dron i vetëm të jetë raportuar më shumë se një herë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump kërkon t’i jepet fund ndryshimit të orës
Artikulli tjetër Aksident i rëndë në veri të Kosovës, makina me 8 zyrtarë del nga rruga, disa të plagosur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.