KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump kërkon t’i jepet fund ndryshimit të orës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump kërkon t’i jepet fund ndryshimit të orës
AktualeOpinionSocialeTe Tjera

Trump kërkon t’i jepet fund ndryshimit të orës

Përditësimi i fundit: 14 Dhjetor, 2024 8:35 am
213 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të premten se, Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.

Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje ka qenë një temë debati vitet e fundit.

Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në. Presidenti Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje.

Në mars të vitit 2022, Senati amerikan votoi njëzëri për ta bërë të përhershme çështjen e ndryshimit të orës, por përpjekja ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të mungesës së konsensusit mbi këtë çështje.

Në mars një grup dypartiak senatorësh bëri një përpjekje të re në këtë drejtim.

Mbështetësit e ndryshimit të orës argumentojnë se kjo gjë sjell pasdite më me shumë dritë dhe më shumë aktivitet ekonomik gjatë muajve të dimrit. Kritikët thonë se një gjë e tillë i detyron fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë, pasi lindja e diellit vonohet me një orë.

Përkrahësit e eliminimit total të ndryshimit të orës thonë se ndryshimi dy herë në vit i saj, shkakton shqetësime të gjumit dhe probleme shëndetësore.

Kongresi nuk ka mbajtur asnjë seancë dëgjimore të re për këtë çështje për më shumë se dy vjet dhe Senati do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje sërish.

Ndryshimi i orës për gjatë vitit u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u miratua përsëri në vitin 1973 në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë për shkak të një embargoje ndaj naftës, por vendimi nuk ishte popullor dhe u shfuqizua një vit më vonë.

Që nga viti 2015, rreth 30 shtete kanë prezantuar ose miratuar ligje për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit. Disa shtete kanë propozuar që ta bëjnë këtë vetëm, nëse shtetet fqinje bëjnë të njëjtën gjë.

 

Marrë nga VOA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Google pretendon se ka gjetur prova bindëse se, ne jetojmë në një univers paralel
Artikulli tjetër Dronë misteriozë mbi Nju Xhersi? Vijnë reagimet e para nga Kongresi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.