KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy vjer “fohje” e Shqipërisë, me Kosovën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dy vjer “fohje” e Shqipërisë, me Kosovën
AnalizeKomentKryesorePolitike

Dy vjer “fohje” e Shqipërisë, me Kosovën

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2024 10:14 am
133 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë të hënën mbledhje të përbashkët ndërqeveritare. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim. Ndërsa prej vitit 2022 tradita e mbledhjeve Shqipëri-Kosovë mbetet pezull.

Që nga viti 2022, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë zhvilluar mbledhje të përbashkët. Pas anulimit që i bëri kryeministri i Shqipërisë mbledhjes së vitit 2023, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mblidhen dy qeveritë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së fundmi ka bërë një deklaratë lidhur me këto mbledhje. I ka treguar se tani për tani nuk ka ndonjë datë se kur mund të takohen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

“Janë ngritur disa tematika që meritojnë vëmendje të trajtohen nga dy qeveritë, pra disa shqetësim apo disa momente të rëndësishme të cilat kërkojnë marrëveshje, qoftë me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshëm apo Ministrinë e Bujqësisë që për të gjitha këto, ministrat nga Kosova dhe nga Shqipëria kanë diskutuar, dhe të gjitha janë në diskutim e sipër dhe padyshim që do të këtë një mbledhje të qeverive që do të nënshkruhen marrëveshje. Nuk është puna që vetëm kemi nënshkruar marrëveshje por i kemi vënë në jetë. Ju e dini fare mirë që lëvizja e lirë e shqiptarëve nga të dyja vendet është një lëvizje absolutisht e lirë që deri në nëntë muaj nuk ka asnjë kontroll nga asnjëra palë.”, tha ambasadori Malaj në një deklarim për media.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë një mbledhje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha”.

Tradita e mbledhjeve mbetet pezull

Kujtojmë që mbledhja e vitit të kaluar që ishte planifikuar të mbahet në qershorin e vitit 2023, ishte anuluar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.Tradita e mbledhjeve ndërmjet dy qeverive kishte filluar në vitin 2014, ku dy qeveritë ishin takuar në Prizren, qytetin e Lidhjes së Prizrenit me motin “Qyteti i Lidhjes ju mirëpret”. Atë kohë Qeveria në Kosovë drejtohej nga Hashim Thaçi.

Mbledhja tjetër e përbashkët ishte mbajtur në 23 mars 2015 në Tiranë me motin “Një tokë, një popull, një ëndërr”. Në atë kohë në Qeveri ishte Isa Mustafa. Në vitin 2016 mbledhja ishte kthyer në Prishtinë, po ashtu kryeministër ishte Isa Mustafa.

E viti 2017 i kishte bërë bashkë në qytetin e Korçës dy qeveritë shqiptare, të udhëhequra nga Edi Rama e Ramush Haradinaj. Në vitin 2018 mbledhja ishte mbajtur në Pejë më 26 nëntor, edhe në këtë vit në qeverisje ishte Ramush Haradinaj. Në vitin 2020 mbledhja e dy kabineteve ishte zhvilluar në Tiranë nga Qeveria Hoti dhe ajo Rama 2. Në vitin 2021 Qeveria Kurti dhe Qeveria Rama ishin takuar në Elbasan. Takimi i fundit mes kabinetit të Kurti dhe Ramës ishte zhvilluar në Prishtinë, më 20 qershor 2022.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulmohet me bomba molotov Konsullata Turke në Selanik
Artikulli tjetër Çfarë do të thotë një mandat i dytë i Trump për gratë në SHBA?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.