KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: E penduara e SPAK fundos Olta Xhaçkën/ Kush është këshilltari që shfaqet në dosje?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > E penduara e SPAK fundos Olta Xhaçkën/ Kush është këshilltari që shfaqet në dosje?
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionPolitikeSociale

E penduara e SPAK fundos Olta Xhaçkën/ Kush është këshilltari që shfaqet në dosje?

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 11:07 am
76 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Elton Qyno

 

Një hetim i SPAK, i nisur me objektiv të qartë për të “kryqëzuar” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka çuar në hapjen e dosjeve të tjera hetimore, për vëllain e Veliajt, Arbër Veliaj dhe çiftin e bashkëshortëve deputeten e PS, Olta Xhaçka dhe ish-deputetin e PS, Artan Gaçi.

Provat fillestare që kanë shërbyer për hapjen e këtyre çështjeve në SPAK, janë disa komunikime dhe shënime të zbuluara në kompjuterin dhe telefonin e sekuestruar Adela Kondakçi, financieres personale të Ajola Xoxes. Adela Kondakçi, sot gëzon statusin e bashkëpuntores së SPAK dhe sipas dosjes hetimore ajo ka pasur marëdhënie pune me financat e ish-kryetarit të bashkisë, Jorgo Goro.

Pikërisht nga kjo çështje penale e Jorgo Goros, SPAK shoi tek Adela Kondakçi dhe më pas “kapërceu” tek dosja e Erjon Veliaj, Ajola Xoxes, Arbër Veliaj dhe tashmë ka depërtuar tek një seri transaksionesh bankare që lidhen me çiftin e bashkëshortëve, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

Disa shënime të sekuestruara në kompjuterin e financieres Adela Kondakçi dhe komunikime ne telefonin e saj, tregonin për disa pagesa monetare që lidheshin direkt me deputeten e PS, ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

Këto materiale kanë sjellë nisjen e një hetimi të ri për korrupsion dhe pastrim parash, ndaj deputetes Olta Xhaçka, Artan Gaçi si dhe personave të tjerë, përfshirë dhe Ardi Hysa ish-këshilltar i Olta Xhaçkës në periudhën kur ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Lidhur me këtë çështje SPAK, ka marë dhe dëshminë e Adela Kondakçi e cila ka qënë nën hetim për dosjen Veliaj, duke treguar detaje për shënimet e mbajtura prej saj të pagesave në lekë, për llogari të çiftit.

Duke u mbështetur në këto prova, 1 muaj më parë SPAK ftoi në prokurorinë e posaçme SPAK çiftin e bashkëshortëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, të cilëve u është komunikuar akuza e “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në këtë histori del edhe emri i Ardit Hysës. Dyshohet se ai mund të ketë shërbyer si ndërmjetës për interesa të lidhura me çiftin Xhaçka–Gaçi, përfshirë veprime financiare në Vjenë. Dyshimi lidhet me rolin e tij të dikurshëm pranë ministres dhe me pistën austriake të hetimit.

Transaksionet e dyshuara në Austri, kapin qindra mijëra euro dhe i përkasin periudhës kur Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një skemë korrupsioni në tenderat me procedurë sekrete për blerje armatimi dhe municioni nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas burimeve pranë SPAK, rasti lidhet me disa transaksione në qindra mijëra euro, që janë kryer në një bankë në Austri. Transaksionet bankare janë të një periudhe kohore, kur Olta Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Kjo ministri ka kryer procedura tenderimi për blerjen e armëve dhe municioneve te një subjekt privat. Burimet pranë SPAK sqaruan se pjesa takuese e eurove për ministren Xhaçka është kaluar në një bankë në Austri, ku eurot më pas janë tërhequr nga një ish-këshilltar i saj dhe bashkëshorti Artan Gaçi. SPAK pretendon se ka arritur të sigurojë prova në telefonin e Artan Gaçit dhe Adela Kondakçi dhe se në disa raste, përmes këtij telefoni, ka biseduar me persona të tretë dhe vetë ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Bisedat janë të një natyre të tërheqjes së shumave financiare nga një bankë në Austri. Për të verifikuar këto biseda, prokurorisë së posaçme SPAK i është dashur të dërgojë letërporosi në Austri, me qëllim marrjen e të gjithë praktikës dokumentare në bankën austriake dhe një sërë provash të tjera.

Pas mbërritjes së përgjigjes nga Austria, prokurorët e SPAK kuptuan se transaksionet lidheshin direkt për përfitim financiar me çiftin bashkëshortor, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi. Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut.

Por ky hetim më pas u pushua nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas u la në fuqi dhe nga gjykatat e vendit. Ndërkohë, tashmë një dosje e re ka zbuluar prova të reja, ndaj dhe prokurori Olsi Dado ka regjistruar dosjen për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë”.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania

Hija e mafies mbi Beogradin

Si po përdorin kartelet skafet e shpejta, për të “përmbytur” Evropën me kokainë

Hungaria hap dosjet e informatorëve të epokës komuniste/ Publikohen 60 mijë emra

Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit në kuvend, në krahun e opozitës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Leku, një medalje që shkëlqen në tregun valutor
Artikulli tjetër Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tirana, qyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë për blerjen e një apartamenti, në raport me pagat
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
Qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare
Analize Ekonomi Kryesore Politike Zhvillim 26 Nëntor, 2026
“Nga bulevardi në trotuar”, qeveria po tkurr me ligje dhe me forcë të drejtën e tubimit
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Nëntor, 2026
Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj 17-vjeçarit që u ndëshkua pse doli në protestë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.