KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare
AnalizeEkonomiKryesorePolitikeZhvillim

Qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 1:45 pm
33 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës dhe hekurudhës Durrës–Prishtinë, te zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i korridorit Adriatiko-Jonian, qeveria ka përditësuar listën e projekteve me rëndësi kombëtare për periudhën 2027–2029.

Vendimi i miratuar më 20 nëntor dhe i botuar në Fletoren Zyrtare përmban 120 projekte investimi në infrastrukturë, energji, teknologji, arsim, shëndetësi dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Nga këto, 59 projekte klasifikohen si të maturuara, 31 si pjesërisht të maturuara dhe 30 si të pamaturuara, në varësi të shkallës së përgatitjes së tyre.

Ndër investimet me vlerën më të lartë financiare figuron hidrocentrali i Skavicës, me një kosto indikative prej 800 milionë eurosh, i ndjekur nga hekurudha Durrës–Prishtinë, me 750 milionë euro. Të dyja projektet klasifikohen si pjesërisht të maturuara.

Investime të konsiderueshme parashikohen për ndërtimin e korridorit Adriatiko-Jonian, ku vetëm segmenti Poçem–Memaliaj vlerësohet në 597 milionë euro, ndërsa segmenti Muriqan–Lezhë (Balldren) në 469,4 milionë euro.

Në sektorin energjetik, krahas Skavicës, KESH parashikon ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike në Belsh, me kapacitet të kombinuar prej 300 MWp dhe vlerë investimi prej 190 milionë eurosh, si dhe ndërtimin e një sistemi pompimi Koman–Fierzë, me kosto 202,67 milionë euro.

Lista e miratuar do të shërbejë si bazë për planifikimin e investimeve publike dhe procesin e buxhetimit. Vlerat e përcaktuara në dokument janë orientuese dhe përfshirja e projekteve në listë nuk nënkupton se është siguruar financimi për realizimin e tyre.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tirana, qyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë për blerjen e një apartamenti, në raport me pagat

“Nga bulevardi në trotuar”, qeveria po tkurr me ligje dhe me forcë të drejtën e tubimit

Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj 17-vjeçarit që u ndëshkua pse doli në protestë

Grekët “qajnë” shqiptarët: Askush nuk punon si ata, tani që ikën po falimentojmë

Rama i rrëmben Veliajt projektin 144.5 milion euro të ujësjellësit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Nga bulevardi në trotuar”, qeveria po tkurr me ligje dhe me forcë të drejtën e tubimit
Artikulli tjetër Tirana, qyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë për blerjen e një apartamenti, në raport me pagat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zvërnec/ Kush e zotëron në të vërtetë tokën ku Jared Kushner synon të ndërtojë resortin luksoz?
Analize Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
Qeveria plan për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re nga Rinasi, në Paskuqan
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
Anashkalohen kriteret për shpalljen e fituesve të tenderëve të pastrimit dhe gjelbërimit në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 26 Nëntor, 2026
Mbi 1 mijë gra dhe vajza pre e dhunës online
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.