KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Grekët “qajnë” shqiptarët: Askush nuk punon si ata, tani që ikën po falimentojmë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Grekët “qajnë” shqiptarët: Askush nuk punon si ata, tani që ikën po falimentojmë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionRajoniSociale

Grekët “qajnë” shqiptarët: Askush nuk punon si ata, tani që ikën po falimentojmë

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 11:37 am
61 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për tre dekada rresht, bujqësia greke u mbajt në këmbë nga djersa e punëtorëve sezonalë shqiptarë. Në vitet ’90 dhe fillimin e viteve 2000, emigrantët shqiptarë ishin shtylla e heshtur që ringriti ekonominë rurale dhe ndërtimin në Greqi, por shpesh u përballën me një klimë të ashpër paragjykimi, retorikë nacionaliste, burokraci përjashtuese dhe paga minimale që nuk pasqyronin kontributin e tyre real.

Sot, ligjet e tregut dhe realiteti ekonomik kanë sjellë një përmbysje që tingëllon si ironi e fatit. Ndërsa emigrantët shqiptarë po largohen drejt tregjeve më fitimprurëse në Evropë, po kthehen në Shqipëri ose po bëhen vetë pronarë tokash, fermerët grekë po përballen me një realitet të hidhur. Prodhimet rrezikojnë të kalben nëpër pemë, sepse askush nuk po i zëvendëson dot shqiptarët.

Edhe pse Athina ka nënshkruar marrëveshje për të sjellë punëtorë nga Egjipti apo vendet aziatike si India, Pakistani dhe Bangladeshi, vetë fermerët pranojnë se diferenca në punë është si dita me natën. Shqiptarët e njohin mirë zanatin dhe flasin greqisht, duke e bërë komunikimin dhe punën shumë më efikase- shkruan Protothema.

Për më tepër, sipas fermerëve grekë, punëtorët shqiptarë janë mësuar ta çojnë punën deri në fund, madje duke punuar edhe natën kur e kërkon nevoja. Nga ana tjetër, punëtorët e ardhur së fundmi nga Azia kërkojnë pushim çdo katër orë, lodhen më shpejt dhe nuk pranojnë të punojnë me turne nate.

Largimi i shqiptarëve nga fushat greke ka sjellë edhe një përmbysje të plotë të roleve. Shumë prej tyre, bashkë me bullgarë e rumunë, po udhëtojnë me avionë çarter drejt Gjermanisë, ku pagat ditore shkojnë deri në 100 euro.

Një pjesë tjetër po zgjedh të kthehet dhe të punojë në Shqipëri, ku pagat janë rritur dhe mungojnë kostot e emigrimit. Ndërkohë, siç tregon kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Bujqësorë të Imathias, Dimitris Manokou, shumë shqiptarë që jetojnë prej 30 vitesh në Greqi kanë blerë tashmë pemishtet e tyre, nga 2 deri në 4 hektarë. Ata që dikur punonin me mëditje, sot paguajnë vetë punëtorë.

Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur krahun e punës, fermerët grekë kanë dyfishuar pagat brenda katër vitesh, nga 30–40 euro që ishin në vitin 2021. Sot, një punëtor me përvojë paguhet 80 deri në 90 euro në ditë, shpesh me ushqim, fjetje dhe transport të mbuluar.

Megjithatë, kjo kosto po i çon fermerët drejt falimentimit. Me vajin e ullirit që shitet me vetëm 3.20 euro kilogrami, një skuadër prej katër punëtorësh kushton 320 euro në ditë — sa vlera e 100 kilogramëve vaj ulliri, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Si pasojë, rreth 10% e prodhimit të ullirit në Greqi po lihet i pavjelë, ndërsa mungesa totale në bujqësi llogaritet nga 70,000 deri në mbi 200,000 punëtorë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj 17-vjeçarit që u ndëshkua pse doli në protestë

Rama i rrëmben Veliajt projektin 144.5 milion euro të ujësjellësit

Zvërnec/ Kush e zotëron në të vërtetë tokën ku Jared Kushner synon të ndërtojë resortin luksoz?

Qeveria plan për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re nga Rinasi, në Paskuqan

Anashkalohen kriteret për shpalljen e fituesve të tenderëve të pastrimit dhe gjelbërimit në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama i rrëmben Veliajt projektin 144.5 milion euro të ujësjellësit
Artikulli tjetër Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj 17-vjeçarit që u ndëshkua pse doli në protestë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 1 mijë gra dhe vajza pre e dhunës online
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Nëntor, 2026
Egjypt, shpërthen në flakë një çisternç me karburant, 30 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 26 Nëntor, 2026
Erion Veliajn nuk e lejojnë të takohet me avokatin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 26 Nëntor, 2026
Gjekmarkaj: “Keni mbjellë frikë e korrupsion, do të korrni zemërim e revoltë”
Aktuale Koment Kryesore Opinion Politike 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.