Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
Përmes një postimi në platformën “X”, Hanke thekson se tashmë ka ardhur koha që Rama të ikë.
“Si një Kalorës Shqiptar i Flamurit, mendoj se është koha që Kryeministri Rama të largohet ”– shkruan Steve Hanke në X.
Statusi
Shqipëria renditet në vendin e 91-të ndër 143 vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2026, të publikuar së fundmi nga Indeksi i sundimit të ligjit 2026 i World Justice Project.
SHQIPËRIA E RAMËS = S’KA SUNDIM LIGJI = S’ka PROBLEM!
Si një shqiptar i nderuar me titullin “Kalorës i Flamurit”, mendoj se ka ardhur koha që kryeministri Rama të largohet’.
Albania ranks a MISERABLE 91st out of 143 countries in the newly released @TheWJP 2026 RULE OF LAW INDEX.
PM RAMA’S ALBANIA = NO RULE OF LAW = NO PROBLEM.
As an Albanian Knight of the Flag, I think it’s time for PM Rama to take the exit door. https://t.co/LSMlde06J5
— Steve Hanke (@steve_hanke) October 21, 2026
Steve Hanke është një ekonomist amerikan dhe profesor i ekonomisë së aplikuar në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, Maryland.
Marrë nga Syri.net