Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke i kërkuar Bashkimit Europian të mos qëndrojë indiferent përballë pamjeve të të rinjve të qëlluar me plumba gome, të rrahur dhe të arrestuar.
Në fjalën e saj, Strolenberg e vendosi në qendër të mesazhit përgjegjësinë e Edi Ramws dhe reagimin e institucioneve europiane, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet si pronë e kryeministrit dhe e një pakice të pasurish.
‘Shqipëria e shqiptarëve dhe jo Shqipëria e Edi Ramës dhe e të pasurve’, deklaroi ajo.
Ajo tha se çdo ditë përballet me pamje nga protestat që, sipas saj, tregojnë përdorimin e forcës ndaj të rinjve, ndërsa e akuzoi Ramën se nuk dëgjon kërkesat e qytetarëve dhe nuk pranon të ndryshojë qëndrimin e tij.
‘Protestues të qëlluar me plumba gome, fëmijë të rrahur dhe të arrestuar. E gjitha kjo sepse Edi Rama nuk dëgjon dhe nuk pranon të ndryshojë’, u shpreh Strolenberg.
Marrë nga Syri.net