Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të dhunës në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së zhvilluar më 19 tetor.
Në reagimin zyrtar, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kërkon respektimin e vendeve të shenjta dhe distancimin nga dhuna.
REAGIM
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.
Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.
Marrë nga Syri.net