KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2025 10:13 am
245 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan të bursës dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur (OSF) në Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare për një hap të tillë. Ndërsa javën e kaluar, më në fund kjo shumicë u arrit.

Një komision i Parlamentit Bullgar i quajtur “Komisioni Ad-hoc për të shqyrtuar aktivitetet e George dhe Alexander Soros dhe fondacioneve të tyre në territorin e Bullgarisë” do të fillojë së shpejti punën e tij.

Komisioni do të raportojë se cilët individë dhe organizata mbështeten nga babai dhe i biri Sorosit dhe kush ka marrë para nga fondacioni i tyre OSF.

Aktualisht nuk janë parashikuar pasoja ligjore kundër individëve dhe organizatave të lidhura me Sorosin dhe fondacionet e tij.

Megjithatë parlamenti bullgar ndonjëherë – sipas modelit të ligjit rus “kundër agjentëve të huaj” vendosur në vitin 2012 – mund të ndërmarrë një përpjekje të tillë. Në shkurt 2025 pati një përpjekje, por për projektligjin nuk u arrit të krijohet shumica e nevojshme për ta kaluar atë në parlament. Derisa për këtë të ketë një shumicë, përpjekje të tilla do të mbeten një lloj propagande dhe demaskimi publik: Fjala është që të mund të denigrohet si “Sorosoid” – kjo është fjala fyese në bullgarisht – kushdo që me gjasë apo faktikisht ka pasur të bëjë me filantropin liberal.

Iniciatori i këtij projektligji, Deljan Peevski, që prej 20 vjetësh është ndër figurat më të spikatura të përfshira në skandale në historinë postkomuniste të Bullgarisë dhe emri i tij lidhet me një sërë pështjellimesh ndërmjet kriminalitetit të organizuar dhe politikës së nivelit të lartë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kanë sanksionuar biznesmenin dhe manjatin e medias dhe kanë sekuestruar një pjesë të pasurisë së tij jashtë vendit. Por pavarësisht kësaj në Bullgari që është vend anëtar i BE-së Peevski vazhdon të ketë ndikim të fuqishëm në politikë. Në debatin për komisionin hetimor në parlament ai tha: “Ka ardhur koha për një betejë vendimtare. Bota e rreme e Sorosit dhe e Sorosoidëve duhet të shkatërrohet.”

Hungaria vendi i origjinës

Ideja, që akuzat e korrupsionit dhe kriminalitetit kundër tij të përdoren në drrejtimin e kundërt ndaj të gjithë atyre që i kundërvihen, duke i cilësuar si “agjentë të Sorosit” nuk është e Peevskit. Kjo ide ka lindur në Hungarinë e Viktor Orbanit.Atje mediet e afërta me qeverinë për herë të parë në vitin 2013 filluan të listojnë në mënyrë sistematike, se sa para dhe kur kanë marrë organizata të pavarura civle dhe persona kritikë ndaj qeverisë prej fondacionit OSF.

Që nga kriza e migracionit më 2015 qeveria e kryeministrit Orban për herë të parë ushtroi një fushatë të madhe shtetërore kundër Sorosit, gjatë së cilës është përdorur narrativa antisemitiste dhe ekstremiste e djathë. Në vendlindjen e George Sorosit kjo lë një shije veçanërisht të hidhur: Miliarderi i bursës ka prejardhje hungarezo-hebreje dhe i ka mbijetuar si i ri Holokasutit në Budapest. Nga qeveria Orban ai u akuzua, se po planifikon shkëmbimin e popullsisë në Europë ose se mishëron babëzinë ndërkombëtare, dmth. të kapitalit financiar hebre, që zhvat shtetet kombëtare.

Fushatat impenjative të Orbanit kundër Sorosit u kurorëzuan në disa ligje, ndër to edhe i ashtuquajturi “Stop-Soros-Paket” më 2018, përmes të cilit personat kritikë ndaj Orbanit dhe organizatat e pavarura u shkatërruan financiarisht për t’i bërë që të heshtnin. Më vonë ato u shpallën pa përjashtim si antiligjore nga Gjykata Europiane. Por efekti i tyre propagandistik ka mbetur.

Në Hungari megjithatë duket se është konsumuar damkimi i Sorosit si figura e armikut. Në vend të miliaderit të bursës ndërkohë propaganda e Orbanit po përdor Ukrainën si vatrën e re të së keqes. Sidoqoftë fushtatat hungareze kundër Sorosit janë përhapur si model sot pothuajse në të gjitha vendet e Europës Juglindore.

Maqedonia e Veriut

Një ndër vendet e para europiano-lindore, që mori modelin e fuhatës kundër Sorosit pas Hungarisë, ishte Maqedonia (që nga shkurti 2019 e emërtuar Maqedonia e Veriut). Në fillim të vitit 2017 atje u themelua lëvizja  “Stop-Operacionin-Soros”, përfaqësuesit e së cilës ishin pranë kryetarit të partisë nacionaliste të djathtë VMRO-DPMNE dhe dorës së fortë në Maqedoninë e atëhershme, Nikola Gruevski. Ky i fundit një vit më parë (2016) ishte detyruar të hiqte dorë nga posti nën presionin e lëvizjes masive civile për reforma dhe kundër korrupsionit. Ai i akuzonte protestuesit kundër qeverisjes së tij si të “drejtuar nga Sorosi”.

Polonia

Edhe në Poloni në vitet 2015 deri më 2023 partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) kopjoi fushatën e Viktor Orbanit kundër Sorosit. Në vitet 2017/18 PiS nisi fushtatat kundër “organizatave kriminale jo qeveritare”, që sipas saj “komandoheshin së largu nga Sorosi dhe Rusia”, pavarësisht mospërputhjes nisur nga fakti që Soros edhe në Rusi ishte stilizuar ndërkohë si figura e armikut.

Në fushtat elektorale 2019 dhe 2023 narrativa anti-Soros e PiS dhe të tjerave parti nacionaliste të djathta luajti një rol të madh. “Rrjeti Soros”, pra organizatat civile dhe mediet  “e blera nga Sorosi” po kërcënojnë kombin dhe po destabilizojnë shoqërinë polake, thuhej.

Edhe presidenti polak i zgjedhur në qershor 2025 Karol Navrocki përdor narrativën anti-Soros. Ai akuzoi p.sh. kundërshtarin e tij në fushatën elektorale Rafal Trzaskovski, se “paguhet nga fondacionet gjermane dhe nga Sorosi” duke e paraqitur veten si “mbrojtës të sigurisë së Polonisë”.

Serbi

Në Serbi presidenti Aleksandar Vuçiq, përfaqësues të partisë së tij në pushtet SNS dhe mediat pro-qeveritare prej vitesh ndjekin narrativën, se organizatat e pavarura joqeveritare, personat kritikë ndaj qeverisë dhe lëvizjet civile të protestës nxiten nga “agjentë huaj” dhe “financohen nga Sorosi”.

Në protestat aktuale, që po vazhdojnë prej një viti kundër qeverisjes së tij Vuçiq nuk flet vet në mënyrë eksplicite për Sorosin si nxitësi në prapaskenë, por konsideron se “shërbimet e huaja sekrete” dhe “fondet nga jashtë” janë financues të “revolucionit të ngjyrave”. Në mediat besnike ndaj Vuçiqit, si gazeta bulevardeske Informer, herë pas here botohen kryeartikuj të tillë si: “Sekreti i Sorosit’ Loja! Dora e përgjakur vjen nga Shqipëria në Beograd: Protestat në Serbi janë vetëm fillimi i destabilizimit të Ballkanit”.

Sllovakia

Në Sllovakikryeministri Robert Fico, i cili në tetor 2023 mori mandatin e katërt, ndoqi një shembull në legjsliacion nga vendi fqinj Hungaria. Që nga qershori  2025 ka hyrë në fuqi ligji i iniciuar nga qeveria e tij, që i detyron organizatat joqeveritare për  “raporte transparence”. Përpara nismës ligjore Fico dhe përfaqësues qeverisë dhe partisë së tij Drejtimi-Socialdemokracia (SMER-SD) akuzuan Sorosin dhe “agjentët e huaj” se vazhdimisht influencojnë në Sllovaki.

Fico vet e akuzoi lëvizjen e protestëts, që më 2018 çoi ndër të tjera në dorëheqjen e tij, se është “financuar nga rrjeti i Sorosit”. Duke argumentuar ligjin e tij në fuqi që nga qershori “ligji i transparencës” ai thotë, se “të gjithë në Sllovaki duhet ta dinë, se cilën këngë këndon secila organizatë joqeveritare”.

Edhe në vende si Çekia, Rumania, Kroacia dhe Mali i Zi ka pasur në të shkuarën vazhdimisht fushata të politikanëve nacionalistë të djathtë dhe populistë kundër Sorosit dhe rrjetit të tij. Por ligje kundër organizatave joqeveritare si në Hungari dhe Sllovaki nuk janë miratuar.

Shqipëria rast i veçantë

Një rast i veçantë në narrativën anti-Soros në Europën Juglindore është prej kohëshShqipëria. Këtë narrativë e përdor opozita, por jo qeveria. Opozita e përdor këtë narrativë si kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama (PS), i cili është në këtë post që nga viti 2013 dhe shpesh preferon të përdorë metoda të qeverisjes autoritare. Partia demokratike nacional-konservatore (PD) e akuzon Ramën, se është një “fanar ndriçues i Sorosizmit”. George Soros dhe djali i tij Alexander, sipas opozitës, që nga viti 2013 bashkë me Ramën kanë zbatuar një plan sekret, për të qendruar në pushtet në Shqipëri afatgjatë përmes reformës në drejtësi, kushtuese dhe elektorale.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërhyrja në fasadën e Muzeut Historik nxit polemika
Artikulli tjetër Vetëvendosja – nga lëvizje kundër pushtetit në pushtet kundër të gjithëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.