KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Falën 60 ha tokë, shpërblehen me udhëtim turistik, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Falën 60 ha tokë, shpërblehen me udhëtim turistik, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Falën 60 ha tokë, shpërblehen me udhëtim turistik, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës

Përditësimi i fundit: 15 Nëntor, 2025 9:18 pm
158 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka, kanë bashkuar forcat për t’i falur pronat publike disa biznesmenëve, me procedura tepër të dyshimta. Duke përdorur anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës, Çaçi dhe Stroka kanë bërë dokumente fiktive për t’i dhënë dy firmave plot 60 hektarë pronë në fshatin Nivicë, për të ndërtuar park fotovoltaik.

Ndërkohë, të dy këta zyrtarë, njëri biznesmen e tjetri përmbarues, kanë “ekzekutuar” edhe një pronë të stërmadhe shtetërore, ish-shtëpinë e pushimit në Qafë Gjashtë, ku në atë vend do të ndërtohet një resort i stërmadh. Por, jo vetëm kaq pasi biznesmeni dhe përmbaruesi kanë marrë vendime edhe për Kalanë e Lëkursit, pronat e tjera nga Saranda deri në Ksamil, ku me vendime tepër të dyshimta, ata kanë favorizuar individë dhe firma pranë qeverisë.

Duket një skemë që përdoret rëndom në gjithë vendin, ku biznesmeni dhe përmbaruesi fshihen pas numrit të kartonëve të këshilltarëve bashkiak. Ata kanë arritur të largojnë disa këshilltar të pabindur, ku njërën e larguan me pretekstin se ishte edukatore, ndërkohë që të tjerët janë vënë në “radhë”, duke votuar çdo nismë, apo duke falur edhe prona të stërmëdha. Gjithashtu, disa prej këshilltarëve janë shpërblyer edhe me leje ndërtimi, teksa të tjerët do “kënaqen” në Romë!

Sipas dokumenteve, disa ditë më parë, Bashkia e Sarandës ka hapur një tender me objekt “shpenzime udhëtimi dhe akomodimi për Këshillin Bashkiak, Romë”. Procedura është në vijim e sipër, teksa firmëtari i tenderit rezulton të jetë Florjan Sali, zëvendës kryetari i Bashkisë së Sarandë.

Duke qenë se tenderi është deri në 10 mijë euro, Çaçi ia ka deleguar firmën zëvendësit të tij, duke qenë se një tender i tillë bie shumë erë, në një kohë që e gjithë procedura vjen pas disa vendimmarrjeve tepër të diskutuara të këtij Këshilli Bashkiak. Në dokumente saktësohet se kërkohet shpenzime transporti Sarandë – Tiranë në datën 4 dhjetor 2025 dhe kthimi në datë 6 dhjetor 2025. Bëhet fjalë për udhëtimin e 20 personave. Kërkohet gjithashtu edhe udhëtim me avion Tiranë – Romë, nisja në datën 4 dhjetor dhe kthimi në datë 6 dhjetor. Vendet e uljet në avion kërkohen të jenë afër. Gjithashtu, Bashkia e Sarandës ka financuar edhe akomodimin për 2 netë në afërsi të qendrës së Romës, me dhoma dyshe, duke kërkuar plot 10 dhoma.

Ky udhëtim i këshilltarëve vjen disa muaj pasi dhjetëra apo qindra banorë të fshatit Nivicë në Sarandë protestuan para Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, në lidhje me faljen e 60 hektarëve në Nivicë. Në atë mbledhje të këshillit, pro votuan edhe disa anëtarë të djathtë, duke e bërë çështjen ende më enigmatike, duke qenë se lindën dyshime se edhe anëtarët e opozitës ishin “rreshtuar” me mazhorancën.

Pas këtij vendimi, Bashkia e Sarandës kreu një ankand fiktiv për t’i falur biznesmenëve Buzi dhe Xhindoli pronën e stërmadhe, megjithë ajo është e banorëve vendas. Mësohet se leja është dhënë fillimisht nga ministritë e linjës dhe do të duhej “leja” e pushtetit lokal. Por, edhe pse banorët u ngritën dhe dolën të gjithë në Sarandë për të protestuar, Çaçi dhe Asaf Stroka, kryetari i Këshillit Bashkiak, e vijuan çmendurinë, duke miratuar edhe projekt-vendimin.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma “PARK SOL ENERGY” ka si aksioner dy biznesmenët Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli. Të dy përfitues të mëdhenj nga mazhoranca, ku i pari në ndërtime dhe leje në bregdet dhe i dyti në fushën e parqeve fotovoltaike në Lushnje, Fier apo edhe në Vlorë. Madje Xhindoli i ngriti shkallët e karrierës në momentin që doli në podcastin e Edi Ramës.

Voxnews ka denoncuar edhe më parë vendimmarrjet tepër të diskutuara të Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku disa muaj më parë Stroka dhe “ushtarët” e tij i kanë bërë një qokë të madhe kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, biznesmeni Oltion Çaçi, kanë këmbëngulur që Vila Qeveritare t’i kalojë formalisht FSHZH-së, pavarësisht se vendimi ishte marrë kohë më parë. Këshilli miratoi që godina dhe sipërfaqja e stërmadhe e Vilës Qeveritare të shndërrohet në një restorant dhe hotel luksoz, duke i falur oligarkëve të zonës të gjithë territorin.

Duket një marrëdhënie tepër e ngushtë mes Çaçit dhe Stokës, ku përmbaruesi po tenton që të zaptojë edhe poste publike në atë bashki. Bashkia e Sarandës është vënë në qendër të akuzave për punësimet klienteliste dhe nepotike, ku drejtuesit më të lartë të saj akuzohen se kanë ndërtuar brenda institucionit një rrjet të ngushtë familjar dhe miqësor. Mësohet se Asaf Stroka ka ndihmuar në punësimin e kushërirës së tij në pozicionin e Drejtoreshës së Financave, si dhe të mbesës së saj, znj. Nikolla, e cila punon si specialiste për prokurimet e vogla në të njëjtën drejtori.

Sipas raportimeve mediatike, këshilltari i Kryetarit, z. Havale, është djali i tezes së gruas së Kryetarit të Bashkisë. Këshilltarja tjetër, znj. Bejko, e punësuar njëkohësisht si në Bashkinë Tiranë, ashtu edhe në Sarandë, ka ndihmuar në emërimin e djalit të hallës si drejtor i Shërbimeve Publike. Kryetari i Këshillit, z. Asaf Stroka, rezulton të jetë kushëri i Drejtoreshës së Financave, znj. Stroka, ndërsa mbesa e saj, znj. Nikolla, është specialiste në të njëjtën drejtori, përgjegjëse për prokurimet e vogla.

Znj. Koka, përgjegjëse e zyrës juridike, ka të punësuar në Bashki edhe bashkëshortin e saj, z. Bebri, punonjës në Ndërmarrjen e Shërbimeve, si dhe kunatin, i cili është inspektor në IVMT. Znj. Shkurti, Shefe e Kabinetit, ka nipin, z. Thoma, të emëruar si përgjegjës në Urbanistikë, ndërsa kushëriri i bashkëshortit të saj, z. Bajrami, është drejtor i kësaj drejtorie.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-nr.2 i LIBRA-s akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë
Artikulli tjetër Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.