KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Franca pezullon reformën e pensioneve të Macron deri pas zgjedhjeve të 2027-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Franca pezullon reformën e pensioneve të Macron deri pas zgjedhjeve të 2027-ës
AktualeAnalizeBotaPolitikeSociale

Franca pezullon reformën e pensioneve të Macron deri pas zgjedhjeve të 2027-ës

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2025 7:04 pm
218 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka njoftuar pezullimin e reformës së pensioneve të miratuar në vitin 2023 – një nga projektet kryesore të presidentit Emmanuel Macron – deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. Vendimi vjen në përpjekje për të fituar mbështetjen e deputetëve socialistë dhe për të shmangur rrëzimin nga mocioni i mosbesimit që pritet të votohet këtë javë.

Forcat e ekstremit të djathtë (Rassemblement National) dhe të majtës radikale (France Unbowed) kanë paraqitur tashmë mocionet e tyre, ndërsa Partia Socialiste ka paralajmëruar se mund të bëjë të njëjtën gjë. Pa mbështetjen e socialistëve, qeveria e Lecornu-t rrezikon të bjerë.

“Do t’i propozoj parlamentit, që këtë vjeshtë, pezullimin e reformës së pensioneve të vitit 2023 deri në zgjedhjet presidenciale. Nuk do të ketë asnjë rritje të moshës së daljes në pension deri në janar 2028,” tha Lecornu në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare.

Reforma, e cila ngriti gradualisht moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, ishte detyruar të kalonte pa votim parlamentar dhe shihej si një nga arritjet kryesore ekonomike të Macron-it. Ministri i Financave, Roland Lescure, paralajmëroi se pezullimi do të ketë kosto të lartë buxhetore, “me miliarda euro deri në vitin 2027”.

Sipas Lecornu-t, vendimi do t’i kushtojë shtetit rreth 400 milionë euro në vitin 2026 dhe 1.8 miliardë euro në 2027, duke përfituar rreth 3.5 milionë persona. Ai theksoi se shpenzimet do të kompensohen përmes masave kursimi dhe kontributit “të jashtëzakonshëm” nga korporatat e mëdha dhe pasuritë më të mëdha të vendit.

Franca po përballet me krizën më të rëndë politike në dekada, që prej zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2024, të cilat prodhuan një parlament të bllokuar mes tre blloqeve të barabarta: të majtës, ekstremit të djathtë dhe centristëve të Macron-it.

Kryeministri 39-vjeçar, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar por u riemërua nga Macron-i, synon të sigurojë miratimin e buxhetit shtrëngues për vitin 2026 dhe të ulë deficitin nën 5% të PBB-së. Borxhi publik i Francës është aktualisht pothuajse dyfish i kufirit prej 60% të PBB-së të përcaktuar nga rregullat e BE-së, ndërsa deficiti vjetor arriti 5.8% të PBB-së vitin e kaluar.

Macron ka paralajmëruar se çdo mocion që rrëzon kabinetin do të çojë automatikisht në zgjedhje të reja parlamentare — një skenar që Elysee kërkon me çdo kusht ta shmangë.

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza e fuqisë punëtore, Gjermania josh pensionistët të punojnë
Artikulli tjetër Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova i bëhet “makth” Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.