KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gaza: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gaza: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?
AktualeAnalizeBotaFokusOpinionPolitike

Gaza: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2025 4:14 pm
150 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Si do bëhet më tej me Hamasin? Sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, milicët në Rripin palestinez të Gazës duhet të çarmatosen tërësisht. Por kjo ende nuk është arritur. Sipas medieve izraelite, si Jerusalem Post, organizata militante-islamike zhvillon luftime të dhunshme kundër grupeve rivalizuese. Si pasojë janë vrarë të paktën 32 vetë. Në rrjetet sociale qarkullojnë video, që tregojnë, se si Hamasi ekzekuton ose torturon të pandehur si kolaboratorë me Izraelin. Grupi i Hamasit klasifikohet në Gjermani, në Bashkimin Europian, në SHBA dhe në shtete të tjera si organizatë terroriste.

Nëse do të arrihet të çarmatoset Hamasi, kjo ndërkohë është e pasigurtë. Presidenti i SHBA-së Trump u shpreh në mënyrë kontradiktore. “Praktikisht i gjithë rajoni e ka miratuar planin për çmilitarizimin e menjëhershëm të Gazës, për çarmatimin e Hamasit dhe që siguria e Izraelit të mos kërcënohet më në asnjë mënyrë”, tha ai në fjalimin e tij para Knesetit, Parlamentit të Izraelit. Gjatë fluturimit drejt Izraelit Trump deklaroi, se qeveria e tij ia ka lejuar Hamasit që përkohësisht të armatoset sërish. Hamasi përpiqet pas muajve të luftës të rivendosë rendin.

“Një mesazh i qartë”

Që Hamasi pak pas tërheqjes së pranisë izraelite po tregon prezencë dhe po dërgon forca të armatosura në qytetin e Gazës, është një mesazh i qartë, thotë Simon Wolfgang Fuchs, islamolog në Universitetin Hebraik në Jorezualem. “Hamasi qartazi po jep një shenjë, se nuk është zhdukur nga Rripi i Gazës, kjo organizatë pretendon sërish të luajë rol atje.”

Deri në çarmatimin e Hamasit do të jetë një rrugë e gjatë, lë të kuptohet analiza e Think Tank Atlantic Council në SHBA. Për aq kohë sa Hamasi vazhdon të ekzistojë, qoftë si grup i armatosur apo si lëvizje politike -, ekziston një rrezik i madh, që ai të fitojë sërish influencën në Rripin e Gazës, për të realizuar interesat e veta, thuhet në këtë analizë. E pikërisht kjo duket se po ndodh tani.

Armët si garanci ekzistence

Hamasi faktikisht armatimin e vet e konsideron si garanci për ekzistencën, e kjo ushtarakisht, politikisht e po ashtu edhe në mënyrë simbolike, thotë Simon Engelkes, drejtor i zyrës së fondacionit gjerman Konrad-Adenauer në Ramallah. “Pa një kompensim konkret politik, me gjasë Hamasi nuk do ta miratojë çarmatimin. ‘Garancitë e sigurisë’ të presidentit të SHBA-së Trump, se nuk do të vazhdojë lufta në Rripin e Gazës si rrjedhojë e marrëveshjes së armëpushimit, në këtë moment janë të pamjaftueshme.”

Edhe pse strukturat ushtarake të Hamasit në valën e luftës mundën të dobësohen ndjeshëm, rrjetet e kësaj organizate si dhe prania e dukshme në Gazë kanë mbetur funksionuese. “Kjo siguron afatshkurtër dhe afatmesëm aftësinë e saj për mbijetesë politike.”

Kush mban përgjegjësi për sigurinë në Rripin e Gazës?

Çarmatimi i plotë i Hamasit mund të jetë i vështirë edhe sepse deri më 7 tetor 2023, dita e sulmit ndaj Izraelit, siguria e Rripit të Gazës ishte në duart e Hamasit. Pasi Hamasi më 2007 mori qeverinë në këtë territor, kjo organizatë ishte përgjegjëse për policinë dhe sigurinë e brendshme si dhe për drejtësinë.

E paqartë është, se kush do t’i organizojë në të ardhmen këto detyra. Egjipti dhe Jordania komunikuan, se ndërkohë janë duke përgatitur angazhimin për të ardhmen të rreth 5000 forcave të rendit sipas planeve aktuale. Por në këto struktura duhet të përfshihen edhe autoritetet policore të administratës autonome palestineze.

Pikërisht ky mund të jetë edhe problemi, thotë islamologu Fuchs. “Eshtë shumë e mundshme që Izraeli të vendosë veton kundër këtyre forcave lokale.” Sepse qeveria në Jeruzalem nuk do që të lejojë autoritetet e administratës autonome palestineze të kenë ndonjë rol në Gazë. Qeveria e Izraelit synon, që të mos lejojë asnjë forcë të tillë të ketë lidhje me qeverinë në Ramallah. “Ndaj është krejt e paqartë, se si do të bihet dakord lidhur me këtë çështje dhe në cilat duar do të kalojnë shërbimet përkatëse të sigurisë.”

Paralajmërim nga kërcënimí i mëtejshëm

Sipas kërkesës së shumë shteteve nuk duhet të jetë Hamasi përgjegjës për sigurinë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi nga një kërcënim i vazhdueshëm prej milicëve të Hamasit. “Një grup terrorist me mijëra luftëtarë, tunele dhe armatime të tilla nuk mund të shkatërrohet brenda natës”, tha Macron pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Sharm El Sheik të Egjiptit. Edhe kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi, se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në çarmatimin e Hamasit. Qeveria gjermane është kundër një pranie të mëtejshme politike të Hamasit.

Ndaj pritet këtej e tutje përballja e vërtetë, thotë Simon Engelkes. “Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen e armëve, por edhe me kontrollin politik dhe legjitimitetin: Kush do të flasë në të ardhmen për Gazën dhe me çfarë autoriteti?”

Rreziqe të mundshme edhe në Europë

Anashkalimi i interesave të Hamasit mund të jetë me risk, tërhoqi vëmendjen në Bundestag presidenti i Shërbimit Federal Informativ (BND) Martin Jäger: Nëse Hamasi nuk do të përfshihet në administratën e tranzicionit në Gazë, ose do të  dëbohet nga Gaza, ka “rrezik shumë real”, që ai të bëhet aktiv jashtë Gazës. “Kjo natyrisht do të prekte hapësirën arabe, por me siguri edhe të gjithë Europën.”

Afatgjatë, sipas vëzhguesve, gjithçka do të varet nëse palestinezëve do t’u mundësohet një jetë në dinjitet. Nëse kjo nuk ndodh, dhuna mund të shpërthejë dikur sërish.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Naftëtarët e Bankers Petroleum futen në grevë urie
Artikulli tjetër Pikëpyetje mbi vendimin e Gjykatës së Lartë, në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.