KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gazetari i REL-it arrestohet dhe rrihet gjatë protestave në Gjeorgji
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Gazetari i REL-it arrestohet dhe rrihet gjatë protestave në Gjeorgji
BotaFokusPolitike

Gazetari i REL-it arrestohet dhe rrihet gjatë protestave në Gjeorgji

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2024 10:58 am
144 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL) thotë se është rrahur dhe arrestuar nga forcat e sigurisë derisa po ecte pranë Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi.

Jano Chkadua, avokat i gazetarit Beka Beradze, i tha REL-it se klienti i tij tha se po ecte pranë një proteste kundër Qeverisë mëngjesin e 1 dhjetorit kur u kap nga forcat e sigurisë.

Beradze i tha avokatit të tij se nuk ishte duke punuar në atë kohë dhe po ecte me miqtë pranë shtëpisë së tij, në zonën e protestave të nxitura nga vendimi i Qeverisë këtë javë për t’i pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Pas një vizite te një mjek, Beradze u transferua në një qendër të përkohshme paraburgimi, tha Chkadua.

Chkadua i tha REL-it se Beradze kishte lëndime të dukshme në anën e djathtë të ballit.

“Kur zbuluan se ai ishte gazetar në REL, ata u bënë më agresivë dhe filluan ta rrihnin. Më pas u hodh në një furgon së bashku me të arrestuar të tjerë dhe u rrah për rreth një orë”, pretendoi Chkadua.

Këto akuza nuk mund të konfirmoheshin menjëherë.
Ministria e Shëndetësisë e Gjeorgjisë tha se 44 persona u lënduan gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në tre ditët e fundit, sipas autoriteteve, ndërsa Gjeorgjia është zhytur në kaos që nga fitorja e pretenduar nga partia miqësore me Rusinë, Ëndrra Gjeorgjiane, në zgjedhjet e diskutueshme parlamentare të tetorit.

Gjeorgjianët pro-BE-së janë zemëruar gjithashtu nga një njoftim i kryeministrit Irakli Kobakhidze se Qeveria e tij do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe do t’i refuzojë grantet buxhetore nga Brukseli “deri në fund të vitit 2028.”

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë pretendon se protestuesit kanë “fyer dhe sulmuar fizikisht” oficerët e policisë dhe kanë hedhur objekte të ndryshme drejt forcave të sigurisë.

Megjithatë, video të ndryshme nga protesta shfaqën policinë duke rrahur protestuesit.

Kobakhidze sugjeroi më 30 nëntor se kishte “raste të izoluara” të brutalitetit të policisë, por edhe “dhunë sistematike” ndaj forcave të sigurisë nga protestuesit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i dënuan autoritetet gjeorgjiane për atë që e quajtën “përdorim të tepruar të forcës nga policia kundër gjeorgjianëve që kërkojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre për tubim dhe për t’u shprehur”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Brenda vitit, në sektorin fason, shkurtohen mbi 10 mijë vende pune
Artikulli tjetër Moti i keq në Greqi mbyll shkollat në disa qytete të vendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.