GJKKO dënon ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, për aferën e inceneratorit të Tiranës. Ish-deputeti Alqi Blalko dënohet me 4 vite burg për korrupsion të zyrtarëve të lartë, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të dënohet me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.
Më 28 shkurt SPAK-u kërkoi për Alqi Bllakon dënimin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
SPAK kishte përgatitur 52 faqe konkluzione përfundimtare për çështjen e Alqi Bllakos, i dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv”.
Marrë nga CNA.al